Categories Sport

Liga e Kombeve/ Kombëtarja barazon 0-0 ndaj Lituanisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk ka mundur të shkojë dot më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Vilnus ndaj Lituanisë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndeshja e luajtur në “LFF stadium” të Vilnius pati mjaft emocione, por djemtë kuqezinj të trajnerit Edi Reja nuk ishin të saktë përpara portës kundërshtare.

Në minutën e 23-të Kombëtarja pretendoi për një prekje topi me dorë, pati një rast të diskutueshëm në zonën e Lituanisë, teksa një mbrojtës i ekipit lituanez ndali me dorë topin që po i drejtohej portës lituaneze, por arbitri francez nuk akordoi penallti. Në pjesën e dytë Kombëtarja shqiptare ishte më kërkuese, por sulmuesi Seferi nuk arriti dot të shënonte përballë me portierin lituanez. Ky barazim vjen pas një tjetër barazimi 0-0 që Shqipëria arriti të dielën ndaj Kazakistanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME