Categories Lajme

Ligj i ri, kush janë shqiptarët që përfitojnë pasaportë pa afat skadence

Komisioni për Sigurinë Kombëtare në parlament miraton ndryshimet në ligjin për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, sipas të cilit personat mbi moshën 75 vjeç, mjetet e identifikimit do ti kenë pa afat.

“Letërnjoftimi i shtetasve të cilët në momentin e aplikimit për pasaportë kanë mbushur moshën 75 vjeç, të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë” tha për komisionin zëvendësministrja e brendshme Rovena Voda.

Propozimi për ndryshimin në ligj është bërë nga Ministria e Brendshme. Ajo është bazuar në rregullat e reja për një siguri më të lartë të dokumenteve të identitetit, që u miratuan që nga muaji qershor nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Në propozim thuhet, se ky hap hidhet, pasi personat mbi 75 vjeç, meritojnë vëmendje të veçantë dhe duke qenë se përfitimi i shërbimeve të tjera publike për këtë kategori bëhet i pamundur në kushtet kur janë në pamundësi të lëvizjes.

Aktualisht shoqëria koncesionare e kartave të identiteti dhe pasaportave, ofron shërbimin lëvizës me një kosto prej 18 000 lekë, për të gjithë ata që e kërkojnë që shërbimin e pajisjes me këtë dokument ta kryejnë në shtëpi. Por kjo shumë nuk ju rikthehet nga shteti. Nga statistikat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, në Shqipëri rezultojnë të regjistruar 148 484 shtetas të moshës mbi 75 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME