Categories Lajme, Turizëm

Liqeni i Lepurit në Shëngjergj, alternativë për hiking dhe të apasionuarit pas sporteve

Liqeni i Lepurit në fshatin Shëngjergj, shumë pak kilometra larg Tiranës, është kthyer në një destinacion për të apasionuarit pas hiking. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, publikoi sot një fotografi nga ky liqen, ndërsa theksoi se “ky liqen veçohet nga pastërtia dhe ngjyra e gjelbër e ujit të liqenit, por edhe nga pishat e larta, malet dhe gjelbërimi që përbëjnë kornizën e përsosur”.

“Kishit dëgjuar për të? Është një alternativë mjaft e mirë për hiking gjatë ditës së diel por më aventurierët dhe të apasionuarit pas sporteve mund të zgjedhin edhe biçikletën”, – shprehet Klosi. Liqeni i Lepurit është i rrethuar nga pishat, malet dhe kodra dhe të mahnit me ngjyrën e pastër e të gjelbër.

Vetëm 1 orë nga Tirana ndodhet Shëngjergji, një nga bukuritë më impresionuese të Malësisë së Tiranës. Pasi ke përshkuar afro 22 km nga Tirana, në krah të majtë të rrugës për në Shërgjergj, ndodhet edhe Ujëvara e Shëngjergjit, një mrekulli nga pikëpamja e peizazhit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME