Categories Politike

Lleshaj flet nga Bejruti: Po shohim mundësitë për shpëtimin e fëmijëve të tjerë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ndodhur në Bejruti të Libanit, ka folur mbi operacionin e shpëtimit të Alvinit, të cilit iu referua si tepër i ndërlikuar duke shtuar se gjendet në Bejrut për të parë mundësitë e realizimit të një operacioni tjetër të gjerë që do të mundësojë kthimin e fëmijëve të tjerë.

”Po jam në Bejrut tani dhe Alvin është në një mjedis të sigurt në Bejrut për t’u nisur pak më vonë drejt Italisë, ku do të takohet me babanë e tij. Pata një kënaqësi dhe një emocion të veçantë të prisja Alvinin bashkë me ekipin social shqiptar dhe me forca të tjera të inteligjencës dhe agjencive të sigurisë të Libanit në zonën e ndërmjetme midis kufirit të Libanit dhe të Sirisë, ku pata mundësinë të jemi pari ta takoj së bashku me këta djem të shkëlqyer që na kanë mbështetur.

Sigurisht që është një fëmijë që vjen nga ferri dhe në një gjendje mjaft të rënduar edhe fizike edhe psikologjike, por gjithsesi është mirë, është shëndoshë e mirë. Arrita të komunikoj me të, flet shqip, një lajm i bukur është që flet shqip , thotë jam shqiptar, është një rast shumë fatlum . Ne jemi të gjithë shumë të lumtur që mundësuam këtë kthim të tij në siguri. Ka qenë një operacion tepër i ndërlikuar, i cili ka dashur , ndërhyrjen e shumë agjencive dhe të shumë autoriteteve”,-tha për Top Channel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME