Categories Lajme

Lleshaj: Rritje të refugjatëve që përdorin Shqipërinë si vend tranzit

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj mori pjesë në Forumin Ministerial BE-Ballkani Perëndimor, ”Për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme”, në të cilin u diskutuan tema të rëndësishme, si lufta kundër krimit të organizuar, flukset migratore, lufta kundër terrorizmit, siguria kufitare, lufta kundër trafikut të qenieve njerzore dhe të armëve, etj. Ky takim u organizua nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Presidencën finlandeze të BE-së dhe me Komisionerët e BE-së për punët e brendshme dhe drejtësinë.

Ministri Lleshaj, në fjalën e tij për çështjet e migracionit, pasi vuri në dukje masat e marra nga vendi ynë, nënvizoi se numri i migrantëve që kanë hyrë në vendin tonë ka ardhur në rritje nga viti në vit. ”Ne po vërejmë dita-ditës një tendencë në rritje të migrantëve të parregullt që përdorin Shqipërinë si një vend tranzit, me qëllim që të kalojnë në BE. Gjatë periudhës janar-tetor 2019, rreth 5300 shtetas kanë aplikuar për azil, ose 50%, më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit 2018”.Lleshaj u shpreh se vendi ynë ka rritur nivelin e bashkëpunimit si me vendet fqinje, ashtu edhe me strukturat e BE-së. Në sesionin e dytë, për terrorizmin, ai nënvizoi përpjekjet e Shqipërisë për t’i bërë ballë fenomenit, qoftë përmes aprovimit të ligjeve të reja, si edhe përmes strukturave të posaçme ligjzbatuese. Për luftën dhe rezultatet kundër krimit të organizuar, ministri Lleshaj, pasi bëri një paraqitje të shkurtër në shifra, theksoi se “sfidat ndaj sigurisë, të tilla si krimi i organizuar, trafiku i drogës dhe qenieve njerëzore nuk njohin kufij, kështu që një përgjigje rajonale dhe europiane kundër këtyre rreziqeve, duhet të jetë një objektiv dhe një sfidë për të gjithë ne.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME