Categories Bota

Përzgjedhen vendet më të rrez.ikshme për t’u vizituar, ja ku kategorizohet Kosova

International SOS, firma ndërkombëtare e shërbimeve mjekësore dhe udhëtimit më e madhe në botë, ka radhitur Kosovën në kategorinë e dytë të rrezikut për të udhëtuar. Këto informacione kanë rrjedhë nga një hartë gjeografike, që përcakton rrezikun e çdo vendi në botë. Për indikator që përcaktojnë rrezikshmërinë janë marrë shërbimet themelore të urgjencës, kujdesi mjekësor, niveli i infeksioneve dhe ushqimi, si dhe sëmundjet potenciale për jetën.

“Shërbimet themelore të urgjencës, kujdesi mjekësor dhe dentar mund të jenë të disponueshme. Kujdesi specialistik është i kufizuar edhe në qytetet e mëdha. Një gamë e gjerë e barnave me recetë cilësore mund të mos jetë në dispozicion. Ushqimet dhe infeksionet e shkaktuara nga uji janë të zakonshme”, shkruhet në kategorinë ku u rangua Kosova.

Vendet si Afganistani, Iraku, Somalia, Siria dhe Sudani janë ranguar si më të rrezikshmit për udhëtim. Ndërkohë, vendet si Finlanda, Norvegjia dhe Islanda janë konsideruar si më të sigurtat, shkruan lajmi.net. Po ashtu, rishikimi i bërë nga ndërmarrja për shërbime mjekësore dhe udhëtim ka marrë edhe si komponent rrugët, ku Vietnami është radhitur si shteti me infrastrukturën rrugore më të rrezikshme në botë.

Raporti nuk ka bërë të ditur asgjë në lidhje me rrezikshmërinë që përbëjnë rrugët e Kosovës.

Hartën e plotë mund ta gjeni këtu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME