Categories Lajme

Lleshaj sërish debat në Lezhë: Pallati në rregull, dokument çertifikimi nuk ju jap!

Pas debatit absurd të mbrëmjes së djeshme mes tij dhe kreut të urbanistikës së bashkisë së Lezhës, Ministrit i Brendshëm Sandër Lleshaj i është rikthyer sërish çështjes së godinës 12 katëshe në qytet, e cila kishte pësuar dëmtime prej tërmetit. Lleshaj tha se tashmë banorët mund të hyjnë të qetë në banesat e tyre, pasi brenda 24 orëve janë kryer për godinën dy ekspertime, një nga inxhinierë shqiptarë dhe një nga inxhinierë izraelitë.

Por sërish Lleshaj nuk i është shmangur debatit me qytetarët dhe me një ish deputete të PD-së, e cila i ka kërkuar Ministrit një dokument certifikimi mbi gjendjen e pallatit ku jetojnë 140 familje. Lleshaj ka nisur të ironizojë ish- deputeten duke i thënë se as për 100 vjet nuk ja jep dokumentin e vulosur dhe se ditën e djeshme u krijua një panik i kotë.

“E gjithë zhurma e ngritur është një “shumë zhurmë, për asgjë”, e me këtë rast dua t’i ftoj të gjithë banorët e pallatit që të kthehen në shtëpitë e tyre, t’i kthehen jetës normale dhe të na lënë mundësi të merremi me problemet e shumta që ka në vendet e tjera. Nuk ka asnjë problem me sigurinë e këtij pallati të certifikuar dy herë brenda 24 orëve, dhe banorët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Dhe ju lutem të gjithë atyre që po e përdorin këtë kohë për të bërë zhurmë, të mos bëjnë zhurmë kot.”-tha Lleshaj. Megjithatë pas fjalës së tij atij i është kërkuar dokumenti me dy vula i inspektimit për pallatin në fjalë. Kjo ka sjellë një debat tjetër mes tij dhe ish-deputetes Lindita Metaliaj të cilës ai gjatë debatit i drejtohet duke i thënë “shko edhe gjej punën”.

DEBATI ME ISH-DEPUTETEN

Nje banor i pallatit: Duam të shohim dokumentin me firmë

Lleshaj: Jo nuk kam

Lindita Metaliaj: Zoti ministër, në këtë pallat banojnë 140 familje. E duam një shkresë, me firmë dhe vulë. Ekspertët nuk i kishin të gjitha pajisjet. Si mundet vetëm me fjalë. Kush janë ekspertët zoti ministër?

Lleshaj: Po lërë mo ti…Do t’i biem tek ti? Do t’i certifikosh ti? Me vulë nuk e merrni as sot e 100 vjet

Lindita Metaliaj: Ju nuk i certifikoni dot, ju nuk jeni ekspert zoti ministër. Dhe në radhë të parë ju duhet t’i kërkoni falje popullit të Lezhës për fyerjen dhe arrogancën që i bëtë dje.

Lleshaj: A për këtë ke ardhur ti?

Lindita Metaliaj: Jo jo, unë jam banore këtu, jam në mbështetje të qytetarëve.

Lleshaj: Kush jeni ju?

Lindita Metaliaj: Unë jam Lindita Metaliaj dhe kam ardhur në mbështetje të qytetarëve.

Lleshaj: Ku banoni ju?

Lindita Metaliaj: Banoj në lagjen “Besëlidhja” dhe jam këtu për të mbështetur qytetarët.

Lleshaj: Edhe ke ardhur këtu?! Shko edhe gjej punën.

Lindita Metaliaj: Të lutem, nuk ma tregoni ju punën mua. Ju gjeni punën ku e keni.

Qytetari: Zoti ministër, veç me çekiç nuk certifikohet pallati.

Lindita Metaliaj: Dhe turp të keni për arrogancën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME