Categories Lajme

Me urdhër! Policët në Shkodër duhet të japin një pjesë të pagës për të prekurit nga tërmeti

Iniciativa për të dhuruar një pjesë të të ardhurave për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ka marrë formën e urdhrit nga disa drejtorë institucionesh që kanë nxjerr urdhër (shkresë) për të detyruar punonjësit e tyre të japin para, madje duke përcaktuar edhe shumën e dhurimit sipas hierarkisë në punë.

Sipas urdhrit numër 1933 të datës 27 Nëntor 2019, Drejtori i Policisë Vendore Shkodër, Niko Brahimaj ka urdhëruar punonjësit të kontribuojnë sipas hierarkisë së tyre duke i përcaktuar dhe shumat që variojnë nga 5 mijë lekë deri në 2 mijë lekë.

Në urdhër nuk specifikohet një kriter për masën e kontributit që ta vendosë atë të proporcion me të ardhurat. Aty madje shkruhet se kontributet do të dorëzohen deri në datën 2 dhjetor dhe për këtë do të bëhet një listë me emrat e punonjësve dhe shumës që ata kanë kontribuar.

Për këtë ka reaguar edhe PD-ja. Albana Vokshi shkruan në facebook se “ky është urdhër skandaloz! Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësuesve. Aktet duhet të anulohen me urgjencë!Shqiptarët janë vetë solidarë, i ndihmojnë siç i kanë ndihmuar vetë deri më sot vëllezërit dhe motrat e tyre”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME