Categories Lajme

Lufta në Ukrainë përplas Putinin edhe me JK Rowling

Shkrimtarja e njohur britanike JK Rowling, autore e serisë së famshme të shtatë romaneve me personazh kryesor adoleshentin Harry Potter, i është kundërpërgjigjur presidentit rus, Vladimir Putin, pasi ky i fundit e citoi atë në një fjalim, ku kritikoi “kulturën e anulimit” nga ana e Perëndimit, sipas BBC.

Në një takim televiziv, Putin i krahasoi kritikat e fundit ndaj autores së Harry Potter me atë me të cilën po përballen kompozitorët dhe shkrimtarët rusë.

”Çajkovski, Shostakoviçi apo Rahmaninov janë anuluar nga stinët koncertore”, deklaroi Putin, sipas ”La Repubblica”.

Si kundërpërgjigje, Rowling denoncoi pushtimin e Ukrainës, në të cilin ajo tha se Rusia “po masakronte civilët”.

Ndërkaq, Rowling është kritikuar për pikëpamjet e saj për çështjet transgjinore.

”Kritikat ndaj kulturës perëndimore të anulimit ndoshta nuk bëhen më mirë nga ata që masakrojnë civilët për krimin e rezistencës ose që burgosin dhe helmojnë kritikët e tyre”, shkroi Rowling në Twitter.

Në fjalimin e tij presidenti Putin pretendoi se kompozitorët dhe shkrimtarët rusë po diskriminoheshin.

“Ata po përpiqen të refuzojnë një vend me mijëra vite histori”, tha ai.

Disa evente kulturore me autorë rusë pro luftës janë anuluar, që kur Moska pushtoi Ukrainën muajin e kaluar.

Putin gjithashtu pretendoi, por pa dhënë prova, se kishte një diskriminim gradual ndaj gjithçkaje që lidhej me Rusinë… në një numër vendesh perëndimore. “Ata po i ndalojnë shkrimtarët dhe librat rusë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME