Categories Lajme

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë shqiptare mund ta përdorë një shishe plastike për javë të tëra e në disa raste për muaj të tërë.

Shishja mbushet e rimbushet me ujë, ngrohet, futet sërish në frigorifer e përdoret pa fund.

Shishet plastike përdoren edhe në furnizimin me qumësht që mundësojnë gratë e fshatit dhe kalojnë nga dora në dorë e buza në buzë.

Me siguri çdo amvisë mendon se një shishe plastike nuk është aq e rrezikshme për shëndetin në krahasim me rreziqet e tjera që na kanosen çdo ditë.

Sigurisht që ekspertët kanë paralajmëruar më herët për rrezikun e ripërdorimit të shisheve të ujit, por së fundmi, studiuesit e huaj i janë rikthyer kësaj çështjeje.

Tani në stinën e verës, përdorimi i shisheve plastike është tepër i lartë për shkak të nevojës për hidratim.

Këto shishe për fat të keq përmbajnë Bisfenol A, një substancë kimike që lëlshohet në ujë dhe kthehet në strehën e shumë baktereve të rrezikshme.

Në një përdorim të vetëm, këto baktere mblidhen pikërisht në grykën e shishes, aty ku vendosim buzët, ndaj mund ta imagjinoni se çfarë ndodh me ripërdorimin e këtyre shisheve.

Gryka e shishes nuk pastrohet dot kurrë mjaftueshëm dhe mbetet gjithmonë e lagësht duke u kthyer në një ‘pistë vallëzimi’ për bakteret.

Kjo substancë kimike ka një ndikim tepër të rrezikshëm tek hormonet e njeriut, sidomos kur shishja ngrohet nga dielli ose ripërdorimi.

Për pasojë, ekspertët rekomandojnë që nëse u jepet mundësia, të mos blini shishe uji nga ato që kemi parë rëndom të ekspozuara jashtë në diell për orë të tëra në shumë markete të vendit.

Ekspertët këshillojnë përdorimin vetëm një herë të shishes plastike dhe zëvendësimin e saj me shishe qelqi.

Në këtë mënyrë, ju do të mbroni jo vetëm shëndetin tuaj por edhe ambientin ku jetojmë./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME