Categories Sport

Luis Suarez përmbys i vetëm Interin, Barcelona vuan shumë ndaj zikaltërve

Barcelona ka arritur që të marrë një fitore 2-1 me përmbysje ndaj Interit, duke marrë një sukses shumë të rëndësishëm për kualifikimin.

Ndeshja nisi në malore për skuadrën katalanase që u gjend në disavatazh që në minutën e 3-të. Lautaro Martinez përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes vendase për të shënuar pas një goditje me të majtën. Barcelona hidhet në kërkim të golit të barazimit, por e ka të vështirë për të gjetur hapësira në mbrojtjen e ngjeshur të skuadrës së Contes. Martinez ndërkohë ju afrua shumë pranë golit të dytë, por Ter Stegen e ndali me një pritje të bukur.

Në fraksionin e dytë Valverde hedhë në fushë edhe Arturo Vidal, i cili ndryshon lojën e skuadrës blaugrana. Do të ishte pikërisht kiliani që do të shërbente një asist shumë të bukur për Suarez në minutën e 58-të, teksa argjentinas goditi fluturimthi duke mposhtur portierin Handanovic.

Barcelona kompletoi përmbysjen ndaj Interit 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Pas një aksioni fantastik  të Messit, sulmuesi uruguaian, bën një veprim të bukur brenda zonë dhe më pas e dërgon topin në rrjetën e Handanovic. Me këtë sukses Barcelona ngjitet në kuotën e 4 pikëve, po aq sa Dortmundi, që mundi sot pasdite Slavian e Pragës. /R.Lika-Koha Jone/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME