Categories Lajme

Lulerradhiqja, Shëronjësja e Mirë e Njeriut

Lulerradhiqja, kjo barishte e fuqishme ka qenë dhe mbetet e preferuara ndër breza, jo vetëm për aftësitë shëruese por edhe vlerat ushqyese. Ekspertët e mjekësisë popullore e konsiderojnë lulerradhiqen si një shëronjëse të fuqishme që pastron gjakun, zgjidh problemet me tretjen dhe parandalon gurët në tëmth. Barishtja e lulerradhiqes plotëson 535% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K. Kjo e bën lulerradhiqen burimin më të rëndësishëm bimor të kësaj vitamine, që forcon kockat dhe luan një rol të rëndësishëm kundër sëmundjes së Alzheimerit, sepse kufizon dëmet që i shkaktohen neuroneve.

Lulerradhiqja plotëson 112% të kërkesës ditore për vitaminë A, që i bën mirë lëkurës dhe syve. Lulerradhiqja përmban zeaksanthin e cila mbron retinën nga dëmet që i shkaktohen nga rrezet ultravjollcë. Substancat e tjera si karoteni, luteina dhe kriptoksanthina e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira që dëmtojnë mushkëritë.

Të mirat e lulerradhiqes janë të pafundme

Ajo është e pasur me fibër, një substancë që ndihmon organizmin të largojë mbetjet e akumuluara.

Kjo barishte përmban vitaminat C dhe B6, por edhe thiaminë, riboflavinë, kalcium, hekur, i domosdoshëm për rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut, kalium që ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut dhe mangan. Lulerradhiqja përmban edhe folat, magnez, fosfor dhe bakër.

Gjethet e njoma dhe të zbehta në ngjyrë të lulerradhiqes janë më të mirat.

Pasi të keni mbledhur barishten kaq të dashur për gjyshet tona, lajeni me kujdes dhe thajeni.

Futeni në qese plastike në një zonë të frigoriferit me pak lagështirë. Në të kundërt, futini në ujë të valuar për 20-30 sekonda për të larguar aciditetin dhe më pas shtojini në sallatë. Gjethet mund t’i gatuani sipas preferencës, me pak vaj ulliri dhe hudhër. Gatuajini në temperaturë mesatare për 3-5 minuta në të njëjtën mënyrë si spinaqin. Mos e teproni, përndryshe lulerradhiqja do të humbasë ushqyesit e saj. Pasi të jenë zbutur, hidhni kripë cilësore, spërkatini me lëng të freskët limoni dhe shijojini. Ato janë shumë të shijshme për t’u ngrënë veçmas ose për t’u kombinuar me makarona ose në antipastë./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I vendosi eksploziv zyrës së noterisë, arrestohet 30-vjeçari nga Shkodra

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar banues në Shkodër, nën akuzën për shkatërrim prone…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

1 Maji, Sindikatat e Arsimit në protestë: Paga dhe kushte dinjitoze për mësuesit…

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1  Maj, Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Flakë në det” prangos tre persona të shpallur në kërkim, detaje

Vijon puna në kuadër të operacionit “Flakë në det” ku u arrestua ‘Baroni i drogës’…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FBI: Mashtruesit vodhën mbi 3.4 miliardë dollarë nga amerikanët e moshuar në 2023

Mashtruesit vodhën më shumë se 3.4 miliardë dollarë nga amerikanët e moshuar vitin e kaluar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e “vrasësit të liqenit” lumturon familjarët e viktimave! Shqiptari mori dënim hyjnor?

Ishte i shtruar në gjendje vegjetative dhe nuk mbante më mend asgjë që kishte ndodhur.…

LEXO ME SHUME