Categories Politike

Lulzim Basha mbledh aleatët. Çfarë do të ndodhë me aksionin opozitar?

Kryetari i Partisë Demokratike njëherësh lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka mbledhur në selinë e PD-së, aleatët e tij.

Mbledhja e paralajmëruar, vjen pas përfundimit të seancës parlamentare të jashtëzakonshme ku mazhoranca, nuk lejoi debatin dhe diskutimet e deputetëve të opozitës, për dekretet e Presidentit, për shkarkim/emërimet e minsitrave.

Në objekt të diskutimeve në këtë mbledhje, pritet të jetë qëndrim dhe aksioni opozitar për rrëzimin e qeverisë.

Më herët në një dalje për mediet pas seancës plenare, Basha u shpreh:

“Në 28 vite demokraci, opozita kërkon debat parlamentar për të parashtruar qëndrimin e saj dhe të vërtetat tronditëse të këtyre ministrave të propuzuar. Nuk qëndron asnjë nga ato që parashtron kryetari i koperativës që drejton Kuvendin.
Kuvendi është marrë peng nga një hajdut psiqik, sot kemi një qeveri të vdekur pasi kaloi fazën e një qeverie në koma pas ardhjes me vota të vjedhura.

Pas Enver Hoxhës u bë edhe ministër i Jashtëm dhe na sjell një kabinet të ri qevritar njësoj si në kohën e diktaturës.
Faturën e paguajnë studentët dhe banorët e Astirit, e paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguan sipërmarrja e cila po shkon drejt falimentimit. E paguajnë fëmijët shqiptarë në shkollat pa ngrohje.
E paguajnë policët të cilët detyrohen të respektojnë eprorët e tyre kriminelë dhe me urdhër të tyre dhunojnë qytetarët. Kjo duhet të marrë fund. Nuk mund të ketë më një shtet që drejtohet nga një hajdut që i mbyllë gojën opozitës. Detyrimi i opozitës është t’i japim zgjidhje halleve të qytetartëve duke u bashkuar të gjithë bashkë për të larguar Kryeministrin. Çdo kush që mban në këmbë këtë kryeministër është një tradhëtar i këtij vendi kushdoqoftë ai, dhe duhet të trajtohen si tradhëtarë.”, – tha ndër të tjera Basha.

Më tej ai bëri thirrje që të bashkohen të gjithë qytetarët dhe të rrëzohet kjo qeveri me çdo mjet të mundshëm.

“Beteja është dhe duhet të jetë totale. Beteja opozitare është bashkimi i të gjithë shqiptare dhe përdorja e çdo mjeti për ta rrëzuar këtë qeveri”, – deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, Kryemadhi paralajmëroi zhvillime të tjera nga nesër e në vazhdim.

“Lulzim Basha e tha mirë.  Opozita do të mblidhet dhe do të diskutojë, jo më për bojkotin e Parlamentit, se nuk ke çfarë i bojkoton më këtij, por për rrëzimin e Edi Ramës.

Opozita deri më sot ka marrë damkën si zjarrfikëse, por tani nuk ka më, do të vendoset në krye të protestave. Çdo njeri që mbështet këtë kryeministër, të sëmurë psikik dhe hajdut psikik, është tradhti kombëtare. Ju ftojmë edhe ju t’i hapni ekranet për zërin opozitar dhe ndalimin e vjelljes së Ramës.

Nga nesër e tutje, do të keni lajme pa fund”, – tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME