Categories Lajme

Lushnjë/ Ushtronte veprimtarinë e basteve sportive në lokal, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lushnjë pasi ushtronte veprimtarinë e basteve sportive në lokal. M.D., u kap në lagjen “Skënder Libohova” gjatë kontrollit në një lokal ku u konstatua ky shtetas që ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit përmes celularit.

Ndërsa në Barbullinjë u vu në pranga një 53-vjeçar pasi u konstatua jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e gjykatës që e kishte lënë atë në masën e arrestit shtëpiak.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë

✅2 shtetas në pranga, për organizim të lotarive të palejuara dhe për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit, në vijim të veprimeve operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-M. D., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas, duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit (baste sportive në celular);

-B. T., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮🤝🙍
#denonconë112📞

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME