Categories Lajme

Zbulohen 3 shitësit kryesorë të drogës në Tiranë: Mes tyre 1 grua, mbi 10 vite aktivitet

Këto janë pamjet e arrestimit të Mamica Kurteshit, Astrit Deliut dhe Guxim Degës, të identifikuar nga policia si shitësit kryesor të drogës në kryeqytet me të paktën 10 vite aktivitet. Këto 3 shtetas që i shihni dhe në këto foto, janë mes 67 të prangosurve nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Aktiviteti kriminal i këtyre 3 trafikantëve është evidentuar dhe më parë nga ana e policisë, por nuk ishte arritur të dokumentohej. Zonat ku këta individë kishin banesën e tyre, e cila ishte kthyer dhe në një bazë për mbajtjen e drograve të forta kryesisht kokainë dhe heroinë, e bënte thuajse të pamundur depërtimin e policisë.

Në këto kushte, burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se nga ana e agjentëve të antidrogës është vepruar me blerje të stimuluar. Pas arrestimit të tyre, policia u gjeti rreth 1 kg kokainë e pastër, si dhe qindra doza heroine. Gjatë operacionit “Tempulli 2”, në të gjithë vendin u arrestuan 273 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME