Categories Politike

Lutja e eurodeputetëve, letër drejtuar britanikëve: Ju lutemi, qëndroni në BE

“Britanikë, ju lutem qëndroni!”. 100 deputetë të Parlamentit Europian i kanë drejtuar një letër Britanisë së Madhe me këtë mesazh të thjeshtë. “Ne ju lutemi që, për interesin e brezit të ardhshëm, ta mendoni edhe njëherë daljen nga Bashkimi Europian”.

“Çdo vendim britanik për të qëndruar në BE, – thuhet në letër, – do të përshëndetej prej nesh dhe do të punojmë së bashku për ta reformuar dhe përmirësuar bllokun”.

May: Mbështesni marrëveshjen. Nëse s’ka Brexit, zhgënjejmë popullin britanik

Më tej, eurodeputetët theksojnë se kanë vlerësuar jashtëzakonisht shumë ndikimin e politikanëve dhe qytetarëve britanikë në 40 vitet e fundit.

“Do të na mungojë aftësia dhe dija e këtyre kolegëve”, u shprehën ata.

Një nga firmëtarët e letrës, politikani gjerman i CDU-së, Peter Liese u shpreh se, ajo që po përpiqen të bëjnë është të japin një sinjal për popullsinë, por edhe për Dhomën e Komunëve, se nëse britanikët vendosin të qëndrojnë, ata janë përzemërsisht të mirëseardhur.

“Zemrat dhe dera jonë është e hapur”, shton eurodeputeti konservator gjerman.

Ndërkohë BE-ja, sipas disa informacioneve po përgatitet për një shtyrje të daljes së Britanisë së Madhe deri në korrik. “The Guardian” shkruan se “Brexit”-i i planifikuar më 29 mars nuk duket realist në Bruksel, për shkak të rezervave të mëdha në Parlament.

Pritet që javët e ardhshme të vijë një kërkesë nga Londra, për një shtyrje teknike të procesit të daljes nga BE-ja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME