Categories Politike

Macron nuk ndryshon qëndrim pas takimit me Merkel: Negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas reformimit të BE

Franca nuk ndryshon qëndrim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 18 Tetor. Në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës Emanuel Macron u shpreh se këto dy vende kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme por fillimisht duhet të reformohet procedura e pranimit në Bashkimin Europian.

Macron tha se Reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë sinjale pozitive që vijnë nga një vend strategjik si Ballkani Perëndimor.

“Përshëndesim vullnetin dhe reformat e ndërmarra deri tani në këto dy vende, por pavarësisht nga sinjalet pozitive prej dy vendeve, që vijnë nga një rajon strategjik për ne, si Ballkani, ajo që ne kemi në vëmendje është të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në BE”, u shpreh ndër të tjera Macron.

Nga ana tjetër kancelarja gjermane përmendi shkurt vetëm faktin se kërkohet për këtë qëllim një vendim që të jetë unanim dhe i pranuar nga të 28 vendet e Bashkimit.

Një ditë më parë ministrat e Jashtëm nuk ranë dakord për të dalë me një qëndrim unanim për hapjen e negociatave, ndërsa vendimi final u takon liderëve të BE-së që do të mblidhen në datat 17 dhe 18 Tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME