Categories Politike

Macron: Shqipëria ka bërë progres, por ka probleme me emigrimin! Përpara zgjerimit duhet reformim i BE

Pas dy ditësh takimesh intensive me krerët e BE, presidenti i Francës Emanuel Macron nuk ka qëndruar qëndrim lidhur me qëndrimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë një konference për shtyp Macron u shpreh se fillimisht duhet reformim i BE e më pas të rishikohet procesi i intregrimit të këtyre dy vendeve, ndonëse sipas tij kanë bërë reforma të dukshme. Ai tha se Shqipëria ka probleme me emigrimin.

Macron deklaroi se BE ka disa probleme të brendshme dhe duhet fillimish finalizimi i Reformave të Brendshme.

“Patëm një disktutim të gjatë sa i përket zgjerimit të BE. Duhet të besoj për një Europë të përgjegjshme. Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha. Ne në fakt e pranojmë se është progres por i i gjithë progresi i duhur nuk është bërë ende. Ka probleme me emigrimin. Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Europës. Në fakt BE ka disa probleme të brendshme, dhe përpara se të nisë zgjerimi ka nevojë për reformim të brendshëm. Në fakt dihet se nuk i hapim dyert nuk do ketë më përpjekje, por kjo nuk mjafton. Duhet të finalizojmë reformat tona. Ne nuk mund të hapim dyert dhe ata të futen brenda. Duhet parë se ku janë këto vende që duan të futen në BE. Duhet t’i shohim këto vende që janë në proces. Ne duhet të shohim në hapat e mëtejshëm se çfarë mund të bëjmë. Procesi duhet parë i gjithi. Në momentin kur do hapim dyert mund të na fajësojnë edhe ne lidhur me këtë. Duhet të reformojmë Europën Na duhet strategji. Këto janë komentet që doja të ndaja me ju. Këtë mëngjes bashkë me Angela Merkel patëm një sesion pune, diskutuam për komision të ri. Është i rëndësishëm zbatimi i kësaj axhende”, u shpreh Macron.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME