Një mjet tip ML Benz me targa AA 055 LO, ka marrë flakë në ecje në Sarandë. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Të njëjtat burime konfirmojnë se nuk ka të lënduar. Grupi hetimor po heton për rrethanat e ngjarjes, teksa dyshimet e para janë për një shkëndijë elektrike. Në sajë të një kontrolli policor të ushtruar mbrëmjen e së shtunës, dy persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë, lidhur me këtë ngjarje.Foto ilustruese
Categories
Lajme
Makina merr flakë në ecje, ja për çfarë dyshohet
