Categories Lajme

SPAK vetëshpallet 2 herë ‘i pazoti’. Tani, presim Zotin

SPAK ka habitur, të paktën simbolikisht, me dy dosje që i ka kthyer mbrapsht në gjykatat inferiore të Republikës. Në fillim ‘dosjen 184’, ‘pataten e nxehtë’ të zgjedhjeve lokale të pjeshme të vitit 2017 në bashkinë e Dibrës, të cilën SPAK i ka kaluar gjykatës së këtij rrethi gjyqësor.Rasti i dytë është kthyer mbrapsht në Shkodër, gjithashtu për moskompetencë, më saktë duke i cilësuar Bajrët si poshtë tagrit të saj, pra jo pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

SPAK mund të ketë të drejtë në formulimet juridike me anë të të cilave i shenjon si çështje jashtë ‘juridikisonit’ të vet dosjet e përmendura më lart, megjithatë ky institucion i sistemit të ri të drejtësisë, të paktën tani për tani, nuk shihet vetëm si interpret i ligjit apo përcjellës fanatik i gërmës ligjore, por i një etike apo fryme thuajse të shenjtë për të cilën është investuar shumë, në komunikim publik, energji njerëzore dhe burime financiare nga partnerët ndërkombëtarë, qeveria, organizata dhe aktorë joqeveritarë, e të tjerë.

SPAKU, na është lënë të kuptohet dhe na është përcjellë të besohet, do të jetë sëpata që do ta zgjidhë nyjën e padrejtësive të mëdha në Shqipëri. SPAK do të merret, gëzonin të duruarit, me çështjet e mëdha të cilat deri më tani drejtësia nuk guxonte, nuk donte ose paguhej për të mos i zgjidhur.

Politikanët e lartë dhe shkeljet e tyre, të debatuara publikisht por të paprovuara/pandëshkuara në gjykata, personazhet famkëqij të botës së krimit që blinin lirinë ose dënime më të lehta se krimet, manipulimi dhe vjedhja e zgjedhjeve, ishin lart në klasifikimin e pritshmërive të publikut në raport me SPAK.

Publiku kërkonte ‘një edmond dantes’ për ato që shihte si padrejtësi të trashëguara të trupës shoqërore. A ishte SPAK dhe institucionet e reja, të drejtësisë tashmë të vetuar, ky mekanizëm hakmarrës i drejtësisë sociale?

Me dy vendimet e fundit, ku është vetëshpallur jokompetenet, SPAK ka shënuar një nisje të keqe, të paktën sa i takon simbolikës. Të kthesh me shpejtësi (të padurueshme) dy dosje të nxehta, në gjykatat provinciale prej nga kanë ardhur, të cilat kanë dëshmuar deri më tash  ‘inkompetencën’ për t’i adresuar, tregon se nuk e ke kuptuar ose nuk e llogarit ngarkesën e simbolikës dhe të shpresës që të ka përcjellë shoqëria.

Të shpallësh moskompetencë kur kompetenca është barra jote, dhe ta përcjellësh poshtë zinxhirit institucional për ta gjetur atje, pikërisht aty ku nuk provohet dhe as besohet se ka ekzistuar ky fakultet i profesionalizmit dhe vendimmarrjes, kërkon shumë guxim dhe (a)SPAK alfabetizëm të simbolikës.

Nëse SPAK mbetet një analfabet funksional sa i takon leximit të kësaj simbolike, që kërkon prova të kompetencës, të profesionalizmit, të kohezionit social etj., opinioni publik dhe opinionbërësit kanë të drejtën e dyshimit mbi atë se, me SPAK & Co. gjithçka ka ndryshuar për të mos ndryshuar asgjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME