Categories Covid-19, Lajme

Manastirliu tregon si do përzgjidhen personalitetet e moshuara që do vaksinohen të parët

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Vlora se kriteri i përzgjedhjes së të moshuarve personalitete mbi 80-vjeç që do të vaksinohen të parët janë ata me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Manastirliu u shpreh se në spitalin rajonal të Vlorës do të bëhet vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të tij si dhe të atyre në spitalet bashkiake përreth duke nisur nga ai i Sarandës.

Ajo u shpreh se ditën e sotme do të vaksinohen 200 mjekët dhe infermierët e parë. Ministrja bëri apel për respektimin e masave për të evituar vendosjen e masave të tjera parandaluese.

“Mjekë dhe infermierë të spitalit rajonal të Vlorës. Dhe më pas edhe i spitaleve bashkiake, do vijnë të Sarandës dhe qarqet e tjera. Do vazhdojë procesi i vaksinimit nëpër qendra të përqendruara.

Me ardhjen e vaksinave do vazhdojnë vaksinimi i kategorisë mbi 80 vjeç. Këtë javë kemi një ritëm të mirë., Dje janë kryer 600 vaksinime. Ajo që jemi duke bërë është që të gjitha shtëpitë e të moshuarve të vaksinohen menjëherë.

Sot kanë mbërritur 200 doza vaksine. Ne 7020 dozat e ardhura duhet të mbarojmë vaksinimin sa më shpejt që të mbrohen ata që na mbrojnë ne.

Me ardhjen e dozave të tjera do shtrijmë vaksinimin e bluzave të bardha edhe të personaliteteve mbi 80 vjeç. Jemi duke organizuar punën sipas një plani të mirëfilltë.

Vaksinimi është një sfidë për të gjithë. Dua të falenderoj stafin e vaksinatorëve në terren. Ka pasur pranueshmëri vaksinimi si proces falë punës së bërë. Të hënën do shtrijmë vaksinimin dhe do vijojmë të kemi një mirë menaxhim të situatës së epidemisë në vend, Sjellja individuale në luftën nga virusit është thelbësor.

Ne nuk do të ndalemi me kaq. Të gjithë të moshuarit do të vaksinohen, Do të organizojmë punën për të vazhduar personat mbi 80-vjeç duke marrë fillimisht personat me sëmundje.

Ne kapacitetet i kemi për të vaksinuar mbi 200 individë në ditë këtu në Vlorë. Ne kemi mundësi ta shtrijmë vaksinimin.

Është në dorën tonë dhe të gjithë qytetarëve që zinxhiri ynë i solidaritetit të ndërpresë zinxhirin e infeksionit. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë të bazuar në disa kritere, në lidhje me rastet e reja.

Nuk duam të shkojmë drejt masave kufizuese por nëse zbatojmë masat e vendosura do të ketë një kontroll shumë të mirë të epidemisë. Ne kemi fuqizuar kapacitetet.

Spitali i Vlorës i është nënshtruar një rehabilitimi të plotë me standard bashkëkohore. Të gjitha spitalet rajonale janë duke ofruar shërbime për ata që janë raste të dyshuara dhe sipas skenarëve do të vazhdojë hapja e spitaleve rajonale”, tha ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME