Categories Covid-19, Lajme

Silva Bino vaksinohet sot në Vlorë, si do të vijojë plani në qytetet e tjera

Ministrja e Shëndetësisë teksa pa nga afër procesin e vaksinimit në Vlorë bashkë me kryeministrin Edi Rama u shpreh se në dy ditët e para në rrethe janë vaksinuar 600 mjekë dhe infermierë.

“Sot fillojmë vaksinimin në Vlorë. Kemi planifikuar të vaksinojmë rreth 150-200 mjekë dhe infermierë duke filluar nga spitali i Vlorës dhe në spitalet bashkiak si ai i Sarandës. Po vlerësojmë që edhe në Gjirokastër të kemi një pikë të vaksinimit. Në dy ditët e para janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë”, tha Manastirliu.

Ndërkohë shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino e cila do të vaksinohet sot në Vlorë, bëri me dije planin e vaksinimit në qytete të tjera në ditët në vijim.

“Sot në Vlorë, nesër në Fier, Gjirokastra do të vazhdojmë me shtëpinë e të moshuarve, Elbasani Korça. Po shkojmë mirë. Midis personelit shëndetësor nuk ka skepticizëm. Duhet të shikojmë grupet e tjera të popullatës. Nuk ka pasur reaksione anësore.. Nuk kemi pasur problem”, tha Silva Bino.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME