Categories Sport

Manipuluan rezultatet e ndeshjeve, 15 persona prangosen

Futbolli nuk është e vetmja disiplinë sportive ku rezultati manipulohet. Së fundmi, në skenë ka dal edhe tenisi, me policinë spanjolle që ka nisur një hetim për të gjetur drejtuesit e kësaj skeme.
Nga hetimet e deritanishme, policia iberike ka bastisur 11 shtëpi si pjesë e operacionit, duke çuar në 15 numrin e të arrestuarve, duke përfshirë një numër lojtarësh. Autoritetet nuk zbuluan emra, por dyshohet se mes tyre është një yll i Grand Slamit të New York-ut në US Open. Por si ndodhte manipulimi?

Në një deklaratë të “Europol” thuhet:

Një grup kriminal, i drejtuar nga armenët përdorte një lojtar profesionist të tenisit, i cili vepronte si lidhja midis bandës dhe pjesës tjetër të grupit kriminal. Pasi ata i korruptuan lojtarët, anëtarët e rrjetit armen morën pjesë në ndeshje për të siguruar që lojtarët e tenisit të përputheshin me atë që ishte rënë dakord më parë dhe u dha urdhër anëtarëve të tjerë të grupit që të vazhdonin me baste të vendosura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar“.

28 lojtarë profesionist po hetohen për shkelje të mundshme, ndërkohë që nga kjo bastisje u konfiskuan rreth 167 mijë euro, së bashku me kartat e kreditit, automjetet luksoze dhe një armë gjahu. Llogaritë bankare kanë qenë gjithashtu të ngrira.Europol, agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian, luajti një rol mbështetës në operacion dhe tha se të paktën 97 ndeshje nga turnet “Futures” dhe “Challenger” ishin të fiksuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Flamurtari mund Vorën dhe rikthehet në Superiore pas 5 vitesh

Kategoria e Parë ka mbyllur sot sezonin dhe tani kemi njohur të gjitha verdiktet. Vora…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Guardiola: Tifozët e Manchester United duhet të ndihen të turpëruar për fyerjet ndaj nënës së Foden

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka dënuar ashpër sjelljen e disa tifozëve të Manchester…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Përplasje e dhunshme në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie (VIDEO)

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur me një sherr masiv në tribuna mes mbështetësve…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Çfarë i ndodhi Brojës? Sulmuesi shqiptar largohet me barrelë nga fusha

Në ndeshjen e FA Cup kundër Peterborough, 23-vjeçari shqiptar u fut si zëvendësues, teksa në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“Masakrohet” Donnaroumma! Goditet me taka nga kundërshtari, 10 qepje në fytyrë

Monaco-PSG zgjati shumë pak për portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma-s, i cili u…

LEXO ME SHUME