Categories Kuzhina

Mantia me djathë dhe spec djegës

Racion i përsosur për adhuruesit e kafshatës së mirë. Ju mjafton ta përgatisni sipas recetës më poshtë dhe shija e mirë është e garantuar.

Përbërësit:

– 400 g miell;
– 2 dcl ujë të vakët;
– 100 g gjalpë të shkrirë;
– 2 dcl vaj;
– 700 g djathë taze të lopës;
– 4 speca turshi djegës të grirë imët;
– 2 dcl jogurt;
– 3 thelpinj hudhre të grirë imët;
– kripë.

Përgatitja:

Në një enë për përzierje qesim 400 g mielli, i qesim krip dhe bëjmë brumin duke shtuar 2 dcl ujë të vakët. Brumin e ringjeshim në tavolinë pune duke i shtuar pak miell. Kur ta ngjeshim e ndajmë në 4 pjesë dhe nga secila, duke e ngjeshur, bëjmë 4 toptha. I vendosim në tabaka dhe i qesim sipër pak përzierje të bërë nga 100 g gjalpë të shkrirë dhe 1 dcl vaj. I mbulojmë me leckë dhe i lëmë gjysmë ore.

Ndërkohë në enën për përzierje përziejmë 700 g djathë të freskët lope dhe 4 speca turshi djegës të grirë imët. I përziejmë mirë që specat të përhapen mirë në gjithë përbërjen. Në dërrasë rrethore të mbuluar me sofrabez i përhapim petët nga topthat e bërë duke i lyer vazhdimisht përbërjen e gjalpit dhe vajit.

Kur t’i kemi përhapur radhisim përbërjen e djathit dhe ngadalë e mbështjellim brumin në mënyrë të barabartë nga të gjitha anët. Me dorë i heqim copat e mbështjella të petës, formojmë toptha dhe i radhisim në tepsi të rrumbullakët të bërë me vaj duke bërë rrathë.

I pjekim 45 minuta në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius. Ndërkohë bëjmë shtesën për mantia ashtu që në 2 dcl jogurt shtojmë 3 thelpinj hudhre të grirë imët. Kur të piqen mantiat, i qesim sipër përzierjen e jogurtit dhe hudhrës dhe i shërbejmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME