Categories Politike

Marrëveshja e Detit, Berisha: Shqipëria humbet 1300 km katror det, trilionat e naftës dhe gazit

Ish-Kryeministri Berisha flet me shqetësim se po shkohet drejt një zgjidhje politike-juridike dhe aspak teknike lidhur me marrëveshjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një intervistë për Televizion Klan, Berisha thotë se pakti është i gjithi i negociuar vetëm nga pala greke dhe se nuk bazohet në traktatin e detit.

“Me marrëveshjen që pala greke i ka dorëzuar veglave të tyre në negociata, Shqipëria humbet 1300 km katror det dhe trilionat e naftës dhe gazit. Që në takimin e dytë, pala greke ka kërkuar zgjidhje politike-juridike dhe jo teknike, që Greqia kalon nga 6 në 12 milje dhe do t’i japë pala shqiptare ca ranishte dhe ujëra të pavlerë”.

Për ish-Kryeministrin, kushti i vënë nga Athina zyrtare për mosnjohjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese e bën marrëveshjen antikushtetuese.

“Tre takime kanë bërë, që në të parin pala greke i ka thënë se ne s’e njohim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Që në këtë moment, i bazuar në mosnjohjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është fund e krye antikushtetues. Pala shqiptare duhet të ngrihej nga tavolina dhe t’i thoshte se negociatat morën fund”.
Reagimi që solli në Tiranë e Athinë deklarata e Presidentit Meta se në kushtet e mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese do të ishte e udhës që kjo marrëveshje të shtyhej, Berisha e sheh si një padi që palët po i bëjnë kreut të shtetit.

“Kjo përbën një padi që qeveria antishqiptare i bën institucionit të kreut të shtetit të Shqipërisë për qëndrimet e tij kushtetuese”.

Dozën e kritikave nuk e kursen edhe kur pyetet për marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare nën qeverisjen e Edi Ramës.
“Janë marrëdhënie vasaliteti të turpshme, të cilat nuk mund të kenë as perspektivë dhe as të ardhme”. /Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME