Categories Politike

Marrëveshja e Shekullit apo shuplaka e shekullit? Trump do të prezantojë projektin e tij për paqen mes Izraelit dhe Palestinës

Sipas lajmit të “Israel Hayom”, të cilin gazeta e mbështet në deklaratat e një zyrtari izraelit që ka kërkuar të mbetet anonim, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump në javët e ardhshme mund të shpalosë pjesën politike të “Marrëveshjes së Shekullit“.

Në lajmin e saj gazeta nënvizon se Kryeministri Beniamin Netanjahu do ta kundërshtojë planin e administratës Trump në rast se plani përmban pika që bien në kundërshtim me interesat e Izraelit.

Zyrtari theksoi se e kanë informuar administratën amerikane në lidhje me pikat që janë të natyrës “vijë e kuqe” për Izraelin dhe se nuk do të bëjnë lëshime në këtë drejtim.

Plani “Marrëveshja e Shekullit”

Edhe pse nuk janë bërë të ditur ende detajet rreth “Marrëveshjes së Shekullit”, që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka përgatitur për të “zgjidhur” çështjen izraelito-palestineze, në mediat ndërkombëtare komentohet se ky plan nuk do të ofrojë zgjidhje për çështjen palestineze, por do ta thellojë edhe më tej atë.

Siç thuhet, plani përmban pika kundër palestinezëve, siç janë: lënia Izraelit e të gjithë Jerusalemit dhe vazhdimësinë e një pjese të madhe të vendbanimeve ilegale çifute në Bregun Perëndimor.

Thuhet se plani nuk e përmend fare të drejtën e kthimit për rreth 6 milionë refugjatët palestinezë, të cilët Izraeli i ka dëbuar nga tokat e tyre.

Kreu i shtetit palestinez Mahmud Abas e cilëson planin si “shuplakën e shekullit”, ndërsa thotë se përveç disa ndihmave ekonomike marrëveshja në fjalë nuk përfshin asgjë në favor të popullit palestinez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME