Categories Politike

Marrëveshje me Bashën për të qëndruar në krye të PD? Rama: Gënjeshtër pa bravë

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë kur është pyetur nga gazetarët për debatin brenda PD, dhe për faktin nëse mes tij dhe Bashës ka një marrëveshje që ky i fundit që qëndrojë në krye të partisë më të madhe opozitare në vend.

Pyetje:
Kundërshtarët nuk zgjidhen, por a keni pasur një ndikim për ta mbajtur Lulzim Bashën në krye të opozitës? Ka pasur akuza për këtë çështje dhe më shumë ka ndikuar marrëveshja e 17 majit. E keni dashur dhe do të donit ta mbanit Bashën në krye të opozitës. Ka pasur një bashkëpunim mes jush dhe Bashës?

Nëse opozita shqiptare do të drejtohet nga Berisha, a do të bashkëpunoni me të për interes kombëtar?

Rama: Faleminderit për një aspekt, në mënyrë të veçantë për akuzat. Jemi në një kohë kur sipas meje, skam bërë një statistikë. Dita prodhon më shumë gënjeshtra se sa të vërteta. Akuzohet kryetari i Bashkisë psh se ka blerë një super makinë luksi. Akuza merr dhënë, gjithë dynjaja fillon shan. Ndërkohë makina është e dikujt tjetër që e ka parkuar para bashkisë. Akuzohen unë që paguaj 730 mln euro në vit për avion. Akuza merr dhenë, nisin sharjet. Gënjeshtër fund e krye.

Gënjeshtër pa bravë farë fare. Ka plot e plot gjëra. Plotësova dy gjëra që ishin spektakolare fare. Me çfarë ushqehet opinioni publik, që për lajm kërkon audiencë, Gënjeshtra gjen më shumë veshë. Populli nuk e ka thënë fjalën që kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta ska veshur ende pantallonat. Për t’u kthyer te Lulzim Basha! Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite.

Jo nga unë, as nga ne, as nga ju, as nga ata shqiptarë që e besojnë dhe e votojnë, e mbështesin, PD dhe që s’kanë përfituar fare nga ajo. Por si tifozë të një skuadre futbolli s’i ndahen skuadrës së tyre, edhe kur nuk fiton. Por nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur me këmbënguljen e verbër dhe përsëritjen të së njëjtës gjë, në kërkim të rezultateve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Marrëveshja për migrantët, Rama: Shqipëria qëndron bashkë me Italinë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas ratifikimit nga Parlamenti të protokollit me qeverinë italiane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

KQZ ndan fondet për partitë politike për vitin 2024, sa para merr PS dhe PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka ndarë sot fondet e vitit 2024 për Partitë politike. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Balluku hap TikTok dhe ‘falënderon’ gjobëvënësit: Më ndiqni se do të hedh video pikante

Belinda Balluku ka hapur një llogari të saj në rrjetin social TikTok. Në një reagim…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, interes strategjik i SHBA-së

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën me sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken vlerësoi…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Ilir Meta akuza qeverisë: Shqipëria mbytet me vaj palme dhe qumësht pluhur

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale…

LEXO ME SHUME