Categories Lajme

Mbiçmimi efektiv vjetor i lekut shënoi rritje këtë tremujor

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ecuria e lekut në terma nominalë efektivë në tremujorin e parë të këtij viti është karakterizuar nga një forcim i lehtë i tij kundrejt tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Sipas statistikave të BSH-së, leku u forcua me 0.4%, në 3-mujorin e parë 2020, krahasuar me 3-mujorin e katërt të 2019.

Mbiçmimi efektiv vjetor i lekut shënoi rritje këtë tremujor, në 2.8% nga 1.7% në tremujorin e mëparshëm, duke reflektuar thuajse në të njëjtën masë mbiçmimin e lekut kundrejt euros dhe lirës turke. Ecuri të ngjashme ka shfaqur edhe kursi efektiv real; forcimi real vjetor shënoi 2.2% në tremujorin e parë të vitit, nga 1.0% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Kursi nominal efektiv i këmbimit (KNEK) llogaritet kundrejt monedhave të pesë partnerëve tregtarë kryesorë (Itali, Greqi, Gjermani, Turqi dhe Kinë), duke përdorur peshat përkatëse në tregti.

Me qëllim përllogaritjen e kursit lira/lek dhe renminbi/lek, kursi zyrtar referues mbetetai i lirës turke dhe renminbit kinez ndaj dollarit amerikan. Kursi real efektiv i këmbimit (KREK) llogaritet në mënyrë të ngjashme, por duke faktorizuar edhe normat e inflacionit në vend dhe me vendet partnere.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME