Categories Sport

“Mbreti” i futbollit në vështirësi, i biri jep lajmin: Nuk ecën

Pele, ish futbollisti legjendar i Brazilit ku fitoi 3 herë kupën e botës ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Prej disa kohësh, nuk është shfaqur në publik pasi është i trishtuar dhe ka turp për gjendjen e tij. Këtë e zbulon djali i “mbretit” të futbollit, Edinho i cili në një deklaratë për mediat ka thënë se:

“Pas një transplantimi në kokën e femurit rehabilitimit jo të plotë, ai është i brishtë sa i përket lëvizjes. Kjo i shkakton atij një depresion të caktuar, sepse ai nuk mund të ecë mirë, vihet në siklet, sepse nuk dëshirojnë ta shohin në atë gjendje. Në përgjithësi, duke marrë parasysh moshën, ai po shkon mirë, por ai nuk mund të ecë normalisht. Ai ecën vetëm me ndihmën e një shoqëruesi. Madje mund të them se është përmirësuar, sepse më parë mund të lëvizte vetëm me karrige me rrota ”.

“Ai gjithmonë ka qenë një figurë imponuese, ndërsa sot lufton që të ecë. Kjo e frikëson atë, e vë në siklet. Ai ende ka vështirësi të lëvizë , për këtë arsye ai nuk dëshiron të dalë, të shihet. Praktikisht është gjithmonë në shtëpi dhe jeton pothuajse i tërhequr ”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME