Categories Sport

Mbrojtësi i Luftëtarit “shpërthen” në Holandë: Kishim trajner që vinte nga liga e tretë dhe i dukej vetja si Murinjo

Në merkaton e verës, Luftëtari afroi disa futbollistë të huaj dhe shumë të rinj, duke parë edhe vështirësitë e shumta ekonomike që klubi kishte. Një nga afrimet, ishte edhe mbrojtësi holandez Cerezo Hilgen i cili vinte nga Greqia dhe shihej si një përforcim në mbrojtje por duke mos arritur të luajë me trajnerin Marantas.

Mbrojtësi ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat holandeze dhe ka zbuluar problemet që ka hasur në klubin gjirokastrit. Ai shprehet se kishte probleme me trajnerin pasi ky i fundit, e shihte veten si Murinjo kur realisht ishte një trajner që vinte nga liga e tretë.

“Greqia? Më vdiq babai dhe vendosa të bëja një pushim por kisha telefonata dhe fillimisht i thashë jo Kalamatas por më pas shkova dhe nuk u pendova sepse ishte një sezon i mirë.

Shqipëria? Isha me pushime me të dashurën dhe mora një telefonatë nga një zotëri në Shqipëri. I thashë po Luftëtarit por kisha dyshime. Vendosa të shkoja por nuk ndihesha mirë dhe bëra 50 telefonata nga të cilat, njërën me një holandez në Shqipëri që donte të liste me mua. Arritëm akordin dhe luajta ditën e parë. Një javë më vonë bëmë një miqësore në Greqi dhe u zhgënjeva sepse papritur trajneri u zhduk. Mora 40 telefonata dhe në fund u largua.

Trajneri? Ishte një trajner grek që vinte nga liga e tretë dhe i dukej vetja sikur është Murinjo. Më ka parë duke luajtur dhe nuk i kam pëlqyer. Luajta edhe në mesfushë megjithëse isha mbrojtës dhe në stërvitje po mundoj të më shpjegonte por me mendje mendoja “çfarë dreqin po thotë ky”. Ai as nuk më njihte dhe menjëherë niste me ulërima”, tregon mes të tjerash mbrojtësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME