Categories Lajme

Mbyllja e Italisë për festa, emigrantët shqiptarë kthehen në atdhe përmes portit të Durrësit

Mbyllja e paralajmëruar e Italisë për festat e fundvitit në kuadër të masave anti-Covid ka rritur ndjeshëm fluksin e pasagjerëve në drejtim të portit të Durrësit. Mbrëmë ka pasur fluks të madh në portin e Barit. Numri i pasagjerëve që pritet të mbërrijnë sot në Durrës parashikohet të arrijë 3400.

Burime nga porti bëjnë me dije se kanë arritur rreth 1398 pasagjerë me tragetin Aurelia, si dhe 953 pasagjerë  me tragetin Af Claudia. Sipas protokollit anti-Covid, tragetet udhëtojnë me 70 përqind të kapaciteteve mbartëse. Trageti Bari që është lundrim ka në bord rreth 1083 pasagjerë.

“Italia do të jetë zonë e kuqe me një regjim lockdowni të plotë në ditët festive e parafestive të Krishlindjes e të ndërrimit të viteve, ndërsa nga data 24 dhjetor deri më 6 janar 2021, i gjithë vendi do të jetë një zonë e portokalltë me masa izolimi brenda komunave, rajoneve e provincave të çdo individi.”  Regjimi i izolimit të plotë në Itali do të jetë i vlefshëm për 10 ditë rresht. 24, 25,26. 27, 31 dhjetor 2020 e 1,2.3. 5 e 6 janar 2021.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri italian Giuseppe Conte, gjatë një dalje publike ku informoi popullin italian se qeveria në kuadrin e periudhës festive, ka firmosur urdhrin e masave të reja për të luftuar rrezikun e pandemisë e cila vazhdon të regjistrojë në Itali një numër të lartë viktimash e personash të infektuar. Edhe nga shteti grek ka nisur prej ditësh fluksi i kthimit të emigrantëve shqiptarë pas hapjes së pjesshme të doganës.

Vetëm një ditë më parë (19 dhjetor)në Kapshticë, kanë hyrë 552 shtetas dhe 133 mjete (kamiona) ndërkohë vijon të mos lejohet lëvizja e automjeteve të vogla, taksive dhe autobusëve. Emigrantët vijnë deri në doganën greke me taksi, kalojnë në këmbë dhe më pas sërish me taksi ose mjete familjare shkojnë në banesat e tyre. Pritet që fluksi të vijojë, kjo për shkak të festave të fundvitit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME