Categories Lifestyle

6 gra tregojnë pse u ndanë nga partneri në prag të festave të fundvitit

Prishja e një marrëdhënieje me dikë nuk është e këndshme në asnjë periudhë të vitit, por ndarja me ta gjatë sezonit të festave, është njësoj si të ndaheni në ditën e tyre të ditëlindjes. Shumë njerëz vendosin ta “shtyjnë” ndarjen pas festave, për të mos prishur planet dhe për të mos mërzitur partnerin, por në fakt, kjo nuk është gjëja e duhur.

Koha më e mirë për t’i dhënë fund një marrëdhënieje është që në momentin që ju keni vendosur për këtë. “Zvarritja e procesit është e padrejtë ndaj personit tjetër që është në një marrëdhënie me dikë që nuk dëshiron të jetë me ta”, shprehet April Davis, një eksperte e marrëdhënieve, për Bustle. 7 gra bënë pikërisht këtë. Ato vendosën t’i japin fund lidhjes para Vitit të Ri, për këto arsye:

#1

“Vjet shkova në Izrael dhe u ktheva në shtëpi për Krishtlindje. Ditën tjetër u ndava nga i dashuri prej 5 vitesh. Po e harxhoja kohën time për potencialin e dikujt tjetër në vend që t’i bëja me dije se kush ishte. Ishte perfekt në mënyrën e tij, por s’ishte për mua. Koha është shumë e çmuar për ta çuar dëm për ndjenja faji apo kujtime të prishura. Nuk ka rëndësi çfarë dite është, ndarjet janë gjithsesi të vështira. Po pse të shpenzosh edhe 5 ditë, muaj apo vite me dikë apo diçka që thjesht s’funksionon?” – Taylor, 32

#2

“Po ndihesha e pasigurtë për të dashurin. Kishim thuajse një vit bashkë. E doja, por nuk mendoj se isha e dashuruar me të. Kur u fejua motra, në ditëlindjen e saj (pak ditë para Krishtlindjeve) diçka ndryshoi tek unë dhe kuptova që s’e shihja veten të martuar me të. Njëherë thashë të pres derisa të mbarojnë ditët e festave, por në fakt doja që vitin e ri ta nisja komplet të ri. Ashtu bëra. Folëm dhe ai më tha që ndihej njësoj si unë. Sot jemi miq të mirë.” – Sammy, 31

#3

“Unë isha me të dashurin tim prej 4 vitesh dhe zakonisht ne e kalonim gjysmën e pushimeve me famlijen e tij dhe gjysmën tjetër, me timen. Atë sezon festash, familja e tij shkoi me pushime në jug, kështu që ne e kaluam gjithë kohën me familjen time. Filllova të kuptoja se doja të ndahesha dhe po shqetësohesha gjithnjë e më shumë.

Një javë para Krishtlindjes, mendova se ishte më mirë t’i qëndroja të vërtetës sime, sesa të të qëndroja “për hir të festave” dhe të sillesha sikur s’kishte ndodhur asgjë. Ne u ndamë dhe ai shkoi t’i kalojë festat pranë familjes së tij.

Në fillim m’u duk vetja si njeri shumë i keq, por ishte një alternativë më e mirë sesa të mashtroja atë dhe veten.” – Melanie, 36 vjeç

#4

Unë kam lindur në prag vitit të ri, kështu që ditëlindjen e kam me 31 dhjetor. Do të hyja në vitin tim të 25-të, prandaj nisa të bëja në mendje një panoramë se si do të dukej viti i ardhshëm. Atë kohë isha me dikë prej 2 vitesh, por marrëdhënia nuk po shkonte gjëkundi. Vendosa të ndahem me të një javë para Krishtlindjeve. Ndjesia e parë ishte pendesa, por s’hoqa dorë nga vendimi im. Vigjiljen e Krishtlindjeve u takova me dashurinë time të vjetër. Këtë verë, u fejova me të!” – Carly, 27

#5

“Prej disa muajsh po dilja me një djalë, me të cilin po mendoja të kisha diçka serioze. Por, ndjeja se sa më shumë afroheshin festat, aq më tepër bindesha që ky njeri s’ishte për mua. Ishte i papjekur emocionalisht. Fillimisht mendova të pres deri pas Vitit të Ri, kështu të paktën do të puthja dikë në mesnatë (tani që e them më duket idiotësi. Ai vetëm anullonte plane dhe justifikohej pse s’mund të ishte pranë meje. Në vend që të duroja një zhgënjim të radhës, vendosa ta lë fare. Kuptova që meritoj më shumë dhe kisha të drejtë!” – Taniya, 28

#6

“U ndava me të dashurin tim dy ditë para Krishtlindjeve. Ishte mirë dhe keq. Pjesa e mirë ishte që s’do shtiresha gjatë gjithë festave. Pjesa e keqe ishte që, ndonjëherë të kesh dikë, edhe pse jo të duhur, është më mirë se të mos kesh asnjë gjatë pushimeve. Kam qarë shumë, por ishte padyshim më mirë sesa të bëja sikur po më pëlqente shumë i dashuri im. Gjithsesi, ishte vendimi i duhur. Unë nuk doja ta kaloja jetën me të, pse duhet të kaloja një Krishtlindje më shumë?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME