Categories Opinion, Politike

Mbyllja e kazinove dhe basteve, Dashamir Shehi: Rama, mes gjithë zullumeve, do bëjë një gjë të mirë!

Opozita me gjasa nuk do të jetë në Kuvend pas një jave kur të votohet ligji që mbyll bastet, por kjo nuk e ka penguar deputetin Dashamir Shehi të deklaroje votën e tij pro nismës së qeverisë. Shehi thotë se edhe do e votojë ligjin, nëse opozita rikthehet në Kuvend. Ndërsa ka disa sugjerime për nismën e kryeministrit.

Ai e gëzon mandatin e tij si deputet demokrat, por kjo nuk e pengon që të mbështesë vendimin e kundërshtarit politik për mbylljen e pikave të bastit në gjithë territorin e Shqipërisë.

“Nëse ka vendosur t’i mbyllë lojërat e fatit unë për vete jam dakord, por duhet të behet me transparence. Nuk duhet bërë që të mbyllen mijëra pika të vogla për t’i përqendruar në dy-tre duar. T’i mbyllë të gjitha që operojnë edhe ato online. Do mbahet mend që mes të gjitha zullumeve ka bërë edhe një gjë të mirë”, u shpreh Dashamir Shehi.

Një përcaktim më të qartë, Dashamir Shehi pret për vendndodhjen e kazinove, ndërsa sa i takon afatit 1 Janar për mbylljen e pikave te basteve kërkon më shumë tolerancë, për hir të mijëra vendeve të punës, të cilat parashikohen të mbyllen.

“Meqënëse për biznesin e kazinove se ka përcaktuar se ku do jetë. Duhet definuar kush janë hotel me 5 yje. Se mund të fusë njerëzit e qeverisë. Tirana ka 5 edhe i bie që praktikisht nuk ke largu asgjë, Duhet më shumë kohë. Njerëzve duhet t’i jepet një kohe apo kompensim për të mos nxjerrë njerëzit në rrugë. Duhen 6 muaj deri 1 vit kur pritëm 5 vite s’bëhet qameti se ka shumë njerëz” tha Shehi.

Mazhoranca votoi që vendimi i kryeministrit për të mbyllur pikat e basteve të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Parlament. Në kushtet e bojkotit, opozita nuk ishte në sallë, por aleati historik i Bashës deklaron publikisht votën pro, nëse ata rikthehen ne kohë në Parlament.

“Moralisht po e aprovoj që sot, kur të jemi nëse do jemi se s’do hymë për këtë ligj”, tha deputeti për Top Channel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME