Categories Lajme

Me Covid, por asimptomatik? Pipero: Mund të vazhdoni jetën, vetëm mos hiqni maskën

“Në spital, për mendimin tim, nuk janë respektuar protokollet parandaluese” – kështu u shpreh mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në studion e emisionit “Kjo javë”, ndërsa komentoi shifrat e larta të të prekurve. Duke u ndalur te asimptomatikët, Pipero bëri deklaratën befasuese, për të cilën tha se mund të mos gëzojë mbështetjen e të tjerëve, kur u shpreh se një i ri apo e re pozitiv me Covid , mund të vijojë normalisht aktivitetin por me kushtin që të mos heqë maskën.

“Për një person që është në moshë të re, rezulton pozitiv dhe nuk ka shenja klinike, me një maskë mund të vazhdojë jetën, mund të vazhdojë të punojë, me kusht që të mos heqë maskën nga goja dhe hunda. Nuk është e domosdoshme, për mua të izolohet.” u shpreh Pipero. “Informacioni për mediat dhe publikun është shumë i rëndësishëm, që media në këtë situatë të mos i gjurmojë lajmit, por të kërkojë informacionin.

Ndaj them se informacioni është shumë i rëndësishëm, por po të vini re në gjithë botën, ne kemi më shumë lajme se informacione, dhe lajmi rrjedh për shkak se ky virus ka shumë të panjohura. Dhe nëse një informacion nuk e kemi dhënë në kohën e duhur është se duam të jemi të saktë dhe nuk duam të gabojmë. Pra, për shkak të të qenit të sigurt, jo të censurimit. Unë jam një nga ata që nuk na është thënë kurrë mos dil. Përkundrazi na është thënë dilni jepni një mesazh” – vijoi më tej Pipero.

Referuar rastit të bërjes publik të emrave të vëllezërve Budina, të prekur nga Covid 19, mjeku infeksionsit Pëllumb Pipero, deklarohet se është kundër publikimit të tyre. “Unë e kam shumë të vështirë të marr një informacion me emër në ISHP, ose e kam të pamundur sepse i gjithë informacioni ka një protokoll të caktuar të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë.”tha Pipero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME