Categories Sport

Me maskë oksigjeni Gega ndjek Kukësin edhe nga Turqia/ Gazetari: Kampion, mos u vono

Skënder Gega, edhe pse duke marrë oksigjen në spitalin turk, ku po trajtohet për Covid-19 dhe pasojat që i ka lënë virusi i rrezikshëm në mushkëri, nuk e ul interesimin për Kukësin e tij. Kjo foto e tij është bërë teksa ndiqte ndeshjen e sotme Vllaznia-Kukësi 2-4. Natyrisht, fitorja e të tijve e ka bërë më entuziast në betejën shëndetësore, të cilën e filloi në Tiranë për dy javë, pastaj u dërgua me urgjencë në Turqi, sepse gjendja e tij u pērkeqësua.

Tani duket në rikuperim e sipër, fatmirësisht, ndërkohë që disa ditë më parë zbuloi se në Shqipëri e kishin bombarduar me ilaçe, por gjendja nuk i ishte përmirësuar. “Jam më mirë, u shkatërrova me ilaçe për 16 ditë dhe nuk pata përmirësim, nuk mbante më. Kur erdha këtu, mushkëritë i kisha të mbuluara. Por do të më kalojë. Kam filluar menjëherë një terapi për mushkëritë. Me tampon kam dal negativ. Iku më e shumta, por duhen disa ditë për të plotësuar terapinë e mushkërive”, tregoi Gega dy ditë më parë.

Lidhur me këtë postim ka reaguar edhe gazetari i njohur Artan Hoxha. “Kampion, mos u vono. Kthehu shpejt!!! Na ka marrë malli!!!Mezi po të presim…“, shkruan Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME