Categories Lajme, Turizëm

“Me mbi 6,4 milionë vizitorë”/ Ja si po ndryshon turizmi shqiptar

Turizmi është një nga industritë që pësoi goditje të menjëhershme nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), ndërsa e ardhmja afatgjatë e sektorit mbetet e pasigurtë, shkruan faqja e njohur “Global Voices”, një bashkim ndërkombëtare gazetarësh, përkthyesish, akademikësh dhe aktivistësh për të drejtat e njeriut. Por, autoritetet shqiptare kanë hartuar një protokoll që do të zbatohet gjatë sezonit të verës.

Sipas politikës së re të Ministrisë së Turizmit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që i është dërguar për konsultim komunitetit të biznesit, firmat do të duhet të punësojnë një koordinator kundër-COVID-19 për të mbikëqyrur masat higjienike për stafin, si dhe për të siguruar dezinfektimin e lokaleve. Stafi do të duhet të përdorë maska dhe doreza në çdo kohë.

Situata do të ndryshojnë edhe për banorët e plazhit. Ata do të duhet të kryejnë kontrolle temperature dhe të nënshkruajnë një formular ku deklarojnë nëse kanë ose jo simptoma të koronavirusi, ose nëse kanë patur kontakt me persona të infektuar në 14 ditët e fundit. Gjithashtu do të duhet të rendisin çdo vend të vizituar kohët e fundit, të prekur nga pandemia.

Maskat, dorezat dhe dezinfektuesit e duarve duhet të vihen në dispozicion të turistëve në çdo kohë. Drafti përcakton se çadrat duhet të pozicionohen të paktën katër metra larg njëra tjetrës dhe 10 metra larg bregut të detit. Rojat bregdetare do të kenë për detyrë të monitorojnë distancën mes turistëve. Shezlonët dhe çadrat ne zonën e pishinës, duhet të jenë dy metra larg, ndërsa gjatë notimit duhet të respektohet një distancë prej tre metrash.

Në bare dhe restorante, një tryezë për katër persona duhet të ketë një sipërfaqe prej 10 metrash katrorë dhe klientët do të duhet të qëndrojnë një metër larg. Vetëshërbimi nuk do të lejohet dhe klientët do të priten nga stafi, i veshur me maska dhe doreza. Bizneset do të duhet të shfaqin rregullat e reja në një vend të dukshëm për publikun, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze.

Pavarësisht procedurave të reja dhe të vështira në punime, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Bledi Klosi shprehu optimizëm në lidhje me perspektivat e rikuperimit në industrisë vendase. Me vijën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit dhe malet piktoreske, Shqipëria ka shumë për të ofruar gjatë sezonit të verës. Tashmë bizneset në bregdet dhe operatorët turistikë kanë filluar reklamimin e ofertave të tyre. Numri i të huajve që vizituan Shqipërinë në vitin 2019 u rrit me 8,1%, në krahasim me 2018, duke arritur në mbi 6,4 milionë vizitorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME