Categories Lajme

Me thanë qe do më vr.asin, Alma në lot: Kur e morën vesh fëmijët dhe prindërit e mi që po planifikonin te me …(Video)

Alma Lama dje në T7 përveç se për punën e saj si ambasadore e si erdhi deri te shkarkimi ka folur edhe për atë se a u shpërblye nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në pozitën e ambasadores. Duke thënë se ka prova që ajo ka votuar kundër Thaçit për president, e njëjta shtoi se kjo nuk është arsyeja pse ka shkuar në Itali.

Sipas saj, një gjë e tillë erdhi pasi që ajo nuk po ndihej më e sigurt për të jetuar në Kosovë. Kjo sipas ish-ambasadores pas një paralajmërimi që ajo e mori nga ish-shefi i atëhershëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. “Ka pas të bëjë me sigurinë time, kam arritur te ky konkluzion sepse kanë qenë institucionet e shtetit të Kosovës që më kanë paralajmëruar se jeta ime është në rrezik, konkretisht ish-shefi i AKI-së më ka thirrur e më ka thënë jeta juaj është në rrezik ruhuni, është blerë pistoleta me silenciator, më fal vetëm një budalla rri dhe pret që ta vrasin. Unë natyrisht që jam alarmuar për herë të parë isha shtatzënë tetë muajsh me një peshë të shtuar, kogja të shtuar për herë të parë kur kam ecur në tokë kam ndjerë që nuk kam peshë, kjo ka qenë shumë e vështirë”, tha Lama në T7.

E njëjta shtoi se pas këtij paralajmërimi ka menduar që një kohë të shkëputet nga politika.

“Kam menduar për tu shkëputur nga politika por jo se ku do të shkojë sepse nuk është e lehtë të lëvizësh së bashku me fëmijët për të shkuar diku”, shtoi tutje.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali ka rrëfyer edhe se si ka ardhur deri te paralajmërimi, e se çka ka vepruar ajo.

“… më ka sjellë fotot e personave, natyrisht që unë kam shkuar në polici. Si thoni ju? Nëse vjen shefi ishërbimit sekret dhe thotë që jeta juaj është në rrezik, ruhuni se kemi këto informata çfarë duhet t’i thush ? t’i po tallesh? Çfarë duhet të bësh? Mandej kam shkuar në polici, kam shkuar edhe në policinë shqiptare, kam kërkuar informata për të parë se çfarë duhet të bëhet”, ka shtuar tutje, derisa ajo është emocionuar kur ka përmendur se as fëmijët e saj e as prindërit nuk e kanë ditur se çka po ndodhte.

“Këtë po e them në mënyrë ekskluzive sonte këtu, sonte për herë të parë po e dëgjojnë këtë edhe prindërit e mi, sonte për herë të parë po e dëgjojnë edhe fëmijët e mi. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë kam kërkuar që të shkëputem përkohësisht. Kam pas shumë arsye se pse se kam bërë, e para ka qenë arsye e sigurisë”, tha Lama.

Ish-ambasadorja po thotë se ka emra e verifikime që ka për këta persona që e kanë kërcënuar.

“Janë emrat, verifikimet, nuk besoj që janë për politikë po por shkak të qëndrimeve që kam mbajtur, verifikimet i ka bërë policia unë nuk kam marrë përgjigje deri sot”, deklaroi.

Alma Lama-ish ambasadorja ka thënë se për një kohë nuk ka mundur që të dalë nga dera e shtëpisë pa shoqërimin e bashkëshortit apo të ndonjë personi tjetër./GazetaExpress

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME