Categories Politike

Refuzimi i Gjykatës për Sakon, reagon kandidatja e Bindjes: Çudi, shpikje politike/juridike/katastrofike

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari ka komentuar vendimin e gjykatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin kandidates së PS, Valbona Sako.

Çudi, çdo ditë nga një “shpikje” politike/juridike/katastrofike”, këto kanë qenë disa nga fjalët në reagimin e kandidatës së Bindjes, Sakollari.

Më pas dukje iu drejtuar vendimit të Gjykatës së Durrësit, Sakollari shkruan se ky sistem është në grahmat e fundit dhe nuk duhet t’i vihen re veprimet që ndërmerr.

‘Çuditë i patëm dhe në mes të dimrit, ndaj s’kishin si të mungonin në behar, me gjithë këtë vapë… nuk po i vihet fré fantazisë, çdo ditë nga një “shpikje” politike/juridike/katastrofike….Kur është në kohën e fundit, njeriut nuk i vihet re çfarë bën. Kështu dhe këtij sistemi, duke qenë në grahmat e fundit të tij, nuk i vihen re marrëzitë që prodhohen ditë pas dite me të vetmin qëllim të shpërndarjes të sa më shumë tymnaje, për të mjegulluar realitetin.’ shkruan Sakollari.

Ndërkohë, vetë Valbona Sako, u shpreh se do të ankimojë vendimin e gjykatës për rrëzimin e kërkesës së verifikimit të mandatit të saj në krye të bashkisë së Durrësit, pasi sipas saj, Gjykata e Durrësit vepron me dy standarde.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME