Categories Lajme

Mediat britanike kanë përmbledhur historitë e 125 të burgosurve të vitit 2018

Mediat britanike kanë përmbledhur historitë e 125 të burgosurve të vitit 2018, të cilët kanë marrë dënime për disa vepra penale në pjesën lindore të Anglisë, saktësisht në Cambridgeshire. Për këtë, siç raportojnë mediat thuhet se rreth 120 të dënuar do të kalojnë shumë vite pas hekurave pasi veprat e tyre janë cilësuar të rënda.

Disa nga veprat për të cilët autorët kanë marrë dënimet përkatëse nisin që nga vrasja, abuzimi me fëmijët, shantazhi seksual, dhunë, kërcënim si dhe prodhim lëndësh narkotike. Në listën e tyre janë edhe dy shqiptarë, të cilat u arrestuan dhe u burgosën për prodhim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Esmerald Jahelezi, 29 vjeç dhe Andrilon Mehmetaj, 31 vjeç, nga Shqipëria, të cilët u shpallën fajtorë për prodhimin e kanabisit pasi policia bastisi fabrikën në fillim të 2018.

Sakaq, pasi dolën para trupës gjykuese, Esmeralsd Jahelezi u dënua me dy vjet burg dhe Andrilon Mehmetaj  me 12 muaj. Pasi të vuajnë dënimin e përcaktuar nga drejtësia britanike, të dy do të dëbohen për në Shqipëri. Prokurori i çështjes Gregory Wedge tha se shqiptarët mbanin në fabrikë  443 bimë  kanabisi, me një vlerë maksimale prej 177,000  mijë paundësh./a.meta

Untitled Design 8

 

0 Untitled Design 1
Krimet

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME