Categories Kuzhina

Domate të mbushura me erëza dhe dajthë

Për shkak të kalorive të pakta, kjo recetë serviret si garniturë.

Më të shijshme se në këto ditë të nxehta, nuk keni për t’i gjetur në asnjë periudhë tjetër domatet. Mund të shoqëroni me to një fileto mishi të kuq ose të bardhë. Përbërësit:
● 5 domate të rrumbullakëta të pjekura, por të forta
● tuli i dy simiteve të forta (bukë e ndenjur dyditëshe)
● 1 tufë majdanoz
● 2 thelpinj hudhër
● 50g djathë kaçkavall i grirë+2 lugë të tjera
● vaj ulliri, kripë, piper
Përgatitja:
Ndezim furrën në temperaturën 180°C.
1.Lajmë domatet, i presim me thikë, u heqim tulin dhe farat me një lugë të vogël. Tulin dhe farat i kullojmë me sitë në një tas dhe ruajmë lëngun. Domatet i kthejmë përmbys mbi një tavë me letër kuzhine, që t’u thahet lëngu që ka mbetur.
2.Në një tas përziejmë bukën, të cilën e kemi thërrmuar, majdanozin dhe hudhrat të shtypura imët, lëngun e tulit të domateve, kripën, piperin, djathin kaçkavall (50g), vajin e ullirit. I përziejmë derisa masa të bëhet homogjene.
3.Në një tavë të veshur me letër furre vendosim domatet, i mbushim me përgatitjen e mësipërme dhe I spërkasim me dy lugë djathë. Hedhim te tava (mbi letër) 6-7 lugë ujë, e mbulojmë me letër alumini dhe e vëmë të piqet për 15 minuta. E heqim letrën e aluminit dhe e lëmë derisa të marrë ngjyrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME