Categories Lajme

“Mendje diabolike….!”/ Artan Hoxha tregon se kush dhe pse e “zhduku” nga qarkullimi videon e Ervis Martinajt

o bëhen gati 3 muaj nga zhdukja misterioze e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, teksa Policia ende nuk e ka një përgjigje nëse ai është një ngjarje e inskenuar nga vetë ai apo është eliminuar nga grupet rivale.

Gazetari Artan Hoxha shprehet i bindur se është teza e dytë. Ai deklaron se në javën e parë, rivalët e Martinajt nga euforia publikuan fragmente të videos të vrasjes së tij dhe më pas u  tërhoqën duke u këshilluar nga dikush se pa kufomë nuk arrestohet asnjë person.

“Unë nuk e di nëse Policia ka apo nuk ka video. Unë di që ka video, problemi është që, javën e parë, nga data 9 Gusht që ka ndodhur ngjarja dhe deri nga data 16 ka patur një eufori shumë të madhe të atyre që ishin kundërshtarë të Ervis Martinajt dhe ata në eufori e sipër kanë dashur që ta publikojnë fragmente të kësaj video apo foto të kësaj video.

Pastaj, një mendje diabolike i këshilloi që një ngjarje pa kufomë nuk është ngjarje dhe praktikisht ne sot jemi në pikëpyetjen e madhe se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë, që është e qartë se çfarë ka ndodhur. Rasti më i ngjashëm është i Jan Prengës, ne e pamë ne video që ishte i vdekur, por të gjithë dolën, përveç atij bahçevanit sepse nuk ka kufomë.

E njëjta gjë ka ndodhur me Remzi Hoxhën, me Koço Dadën, pra të tilla ngjarje pa kufomë përfundojnë të tilla, më tepër kthehen në teori konspirative se sa në një realitet të prekshëm dhe të qartë për publikun.” – tha Artan Hoxha në emisionin “Natën e Mirë dhe Paç Fat”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME