Categories Lajme

“Mendoja se do më binte të fikët”, sopranoja shqiptare merr propozimin për martesë në mes të skenës

Roli i Violetës në “La Traviata” ka sjellë një gëzim shumë të madh profesional dhe personal në jetën e sopranos Enkeleda Kamani. Pas premierës së saj të parë në këtë rol në Teatrin Lorraine në Francë, mbrëmja u mbyll me një moment të paharrueshëm.

Partneri i saj, Davide iu drejtua skenës me një unazë në dorë duke rënë në gjunjë përpara saj. Gjatë lidhjes në Skype me “Rudina” në Tv Klan, sopranoja tregon për emocionet e para të atij momenti kur sapo kishte mbaruar performancën dhe e shoqëruar nga baritoni Gëzim Myshketa dhe kolegët po përshëndesnin spektatorët.Enkeleda Kamani: Ishte afër meje Gëzimi dhe po e ndiente që unë vërtet isha e shokuar, isha shumë e emocionuar sepse ndihej një energji shumë e mirë në publik dhe thoja sa mirë që shkoi dhe ishte e pabesueshme. Pastaj ndodhi ajo dhe mendoja se do më binte të fikët,  sinqerisht.

Partneri i saj, Davide është gjithashtu një artist shumë i njohur në operan italiane. Enkeleda e përshkruan propozimin si një moment që e la pa frymë.

Enkeleda Kamani: Nuk e prisja, ky është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time dhe në jetën time dhe ndihesh shumë e mbushur emocionalisht, nuk di të gjej fjalët e duhura. Aty isha e shokuar, isha e emocionuar, më mungonte fryma sinqerisht, por isha e lumtur që kisha dhe Gëzimin dhe e ndamë bashkë. Një moment shumë i veçantë që do ngelet gjithmonë në zemrën time.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME