Categories Lifestyle

Mënyrat gjeniale për të përdorur lëkurat e agrumeve

Lëkurat e agrumeve janë të parat që përfundojnë në koshin e plehrave ku hamë një nga këto fruta të mrekullueshme. Megjithatë, këto lëkura mund të përdoren në shumë mënyra disa prej të cilave janë vërtet gjeniale. Në Ushqime Dhe Për Aromë
Lëkurat e limonit mund t’i grini hollë në rende dhe t’i përdorni për tu dhëmë aromë të gjitha llojeve të gatimit. Këto lëkura i japin shumë shije edhe ushqimeve të pjekura. Një kombinim i mirë i grimcave të lëkurave të limonit edhe me piperin e zi. Lëkura Me Shërbet
Lëkurat e agrumeve mund t’i zieni në shërbet për një orë dhe më pas t’i lejoni të ftohen dhe t’i konsumoni si ëmbëlsira.

Vaj Ulliri Me Limon
Shtoni dy ose tre lugë gjelle me lëkura limoni të grirë hollë në një filxhan me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Përziejini mirë dhe hidheni vajin në një kavanoz qelqi.Tundeni herë pas here dhe pas dy javësh kullojeni. Do të përfitoni një vaj shumë të shijshëm aromatik. Për Pastrimin E Shtëpisë
Uthull Me Limon
Mbulojini lëkurat e limonit me uthull molle dhe do të përfitoni një solucion pastrimi natyral dhe aromatik që është efikas kundër baktereve.

Freski Në Koshin E Plehrave
Hidhni disa lëkura limoni në koshin e plehrave për të larguar aromën e keqe. Pastrimi I Enëve Prej Bakri Dhe Inoksi
Fërkojini enët e shtëpisë me kripë dhe lëkura limoni për të rikthyer shkëlqimin e humbur.Pastrimi I Mikrovalës
Vendosni në mikrovalë një enë të mbushur në gjysmë me ujë dhe shtoni disa lëkura limoni.

Ndizeni mikrovalën për pesë minuta, hiqeni enën dhe fshijeni pajisjen me një napë të lagur.

Kundër Milingonave
Vendosni lëkura limoni në parvazin e dritares, derën e ballkonit ose të çarat e mureve nga ku mund të hyjnë milingonat dhe insekte të tjera. Këto të fundit i urrejnë limonat dhe aromën e tyre. Freski Në Shtëpi
Mbushni një tenxhere me ujë, erëza dhe lëkura agurmesh siç janë karafili, kanella dhe portokalli.

Lëreni të ziejë dhe do të zbuloni se shtëpia do të ketë një aromë freskie.

Për Bukurinë Dhe Shëndetin
Vitamina C
Vitaminën C mund ta merrni në formën e pluhurit thjesht duke bluar disa lloje të lëkurave të thata të agrumeve.

Zbardhja E Lëkurës
Acidet e limonëve i japin këtyre agrumeve aftësinë zbardhuese të lëkurës. Më lëkurat mund të provoni edhe solucione për heqjen e lëkurave të vdekura,Zbardhja E Thonjve
Lëkurat e limonit mund t’i përdorni për të fërkuar thonjtë dhe për t’i zbardhur ato.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME