Categories Lifestyle

Mënyrat se si mos të vonoheni asnjëherë në punë

A jeni vonë për punë tani? Nëse vazhdimisht jeni vonë për punë, atëherë ka shumë mënyra për ta thyer këtë shprehi dhe për të shkuar në punë me kohë. Ndaloni së menduari vetëm skenarët më të mirë të mundshëm-Nëse zakonisht merr kohë 20-30 minuta për të shkuar në punë, atëherë gjithmonë duhet të niseni të paktën 30 minuta më herët për të shkuar në punë.

Kësisoj, jo vetëm që nuk do të vonoheni, por do të shkoni më herët dhe kjo do të jetë një plus i madh kur do të kërkoni rritje rroge.

Ndaloni së brengosuri se jeni duke shkuar “shumë herët”- Disa njerëz që shkojnë 15 minuta më herët në punë mendojnë se kanë bërë gabim të madh. Por, përpos fakteve të lartcekura, duhet ta keni parasysh se 15 minuta më herët mund t’i shfrytëzoni si minuta ekstra për t’u organizuar më mirë dhe kësisoj dita juaj do të shkoj më mirë.

Ndaloni së kryeri “vetëm edhe një gjë” para se ta lini shtëpinë- Janë disa gjëra që patjetër duhet t’i bëni, si p.sh. dërgimi i fëmijëve në shkollë. Por, nuk keni nevojë ta mbushni makinën e larjes së rrobave. Prandaj, mos e ngarkoni shumë veten në mëngjes me gjëra që nuk kanë edhe aq shumë rëndësi sa të shkuarit me kohë në punë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME