Categories Lifestyle

Ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj çdo 10 vite

Trupat tanë ndryshojnë çdo ditë. Mirëpo ne i vëmë re vetëm pas disa vitesh apo edhe dekada më vonë. Shpesh ndihemi më të rinj nga sa jemi dhe çdo gjë duket perfekte, por këto ndryshime janë duke ndodhur edhe pse nuk i vëmë re.

Këto janë ndryshimet të cilat ndodhin në trupin tuaj çdo 10 vite:

Nga mosha 20-30

Kjo është periudha në të cilën ne ndihemi të fortë dhe me energji, por në këtë moshë kockat ndalojnë së zhvilluari, sasia e kolagjenit në trup zvogëlohet dhe dhëmbët e pjekurisë shfaqen.

Nga mosha 30-40

Shumë njerëz në këtë moshë shpesh shfaqen si më të rinj në aparencë. Në këtë moshë muskujt fillojnë te dobësohen, shtohet dhjami në to ndërsa sasia e kolagjenit dhe elastinës bie.

Nga mosha 40-50

Shumë shkencëtarë besojnë se trupi i njeriut arrin pjekurinë në moshën 38-vjeçare dhe më pas fillon plakja. Në këtë moshë bie numri i qelizave nervore, në trup akumulohet dhjam, shikimi dobësohet, kockat bëhen më të buta si dhe sasia e hormonit estrogjen tek femrat bie.

Nga mosha 50-60

Në këtë moshë aparenca pëson ndryshim të dukshëm. Qelizat e trurit fillojnë te dëmtohen, rritet rreziku i problemeve të gastritit dhe memoria përkeqësohet.

Nga mosha 60-70

Nervat dhe receptorët nuk funksionojnë siç duhet në këtë periudhë. Zëri fillon të ndryshojë, funksioni i zemrës fillon të bjeri, si dhe kockat dobësohen prandaj dhe gjatësia e njerëzve në këtë moshë shkurtohet pak.

Nga mosha 70 dhe më shumë

Ky grup njerëzish konsiderohen te moshuar dhe ndodh zvogëlimi i masës muskulare, i sasisë së dhjamit në trup, i shpejtësisë së rigjenerimit, si dhe një përkeqësim i memories afat shkurtër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME