Categories Lajme

Merret vendimi, mijëra ushtarë amerikanë drejt Shqipërisë

Defender 21”, do të zhvillohet në Shqipëri. Bëhet fjalë për stërvitjen më të madhe shumëkombëshe, që sipas asaj çka u deklarua vitin e kaluar, do të përqëndrohej në Detin e Zi dhe në Ballkan. Por tani është vendosur. Tetë mijë ushtarë amerikanë do të mësyjnë shqipërinë në periudhën fund maji-qershor të këtij viti, ndërkohë që ushtria shqiptare, dhe vetë Shqipëria, pritet të tregojë “forcën” në organizimin e eventeve të tilla të mëdha.

Ditën e djeshme, në analizën vjetore të ushtrisë shqiptare për 2020, gjithë debati u përqëndrua në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin tonë, në kuadër të NATO-s. Ministria e Mbrojtjes, akoma nuk ka nxjerrë sesa do të jetë buxheti që do të vihet në dispozicion të kësaj stërvitjeje shumëkombëshe dhe nga do të dalin paratë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura general major Bajram Begaj kërkoi impenjimin maksimal të komandave të Forcave tokësore, Detare dhe Ajrore, komandës Mbështetëse, Akademisë dhe njësive autonome të bëjnë gati planin e masave për këtë stërvitje, që do të zhvillohet në fillim të fushatës elektorale në vend, pavarësisht kushteve të Pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME