Categories Lajme

Shëtitorja e re e Sarandës gati për pak javë (Fotot)

Shëtitorja e re e Sarandës është drejt përfundimit dhe do të jetë gati për pak javë për të gjithë qytetarët.  Shëtitorja është një ndër pikat kryesore turistike të qytetit bregdetar. Gjithashtu në Ksamil është drejt përfundimit rrjeti shpërndarës i furnizimit me ujë. Deputeti Alket Hyseni ka parë nga afër punimet në Ksamil gjatë vizitës në Sarandë ditën e sotme.

“Shëtitorja e re e Sarandës, mrekulli urbanistike që hedh shtat çdo ditë. Punohet me intesitet në të gjithë sektorët dhe për disa javë do jetë gati, në mënyrë që sezoni turistik ta gjejë Saradën, më të bukur se kurrë më parë.  Një vizitë në Ksamil ku së bashku me Adin inspektuam punimet për rikonstruksionin e ujësjellësit (Depo+Rrjeti shpërndarës), lagja nr. 3 dhe nr. 4, me vlerë 1.5 milionë $.

 Projekti ka të bëjë me ndërtimin e linjës së dërgimit nga depo ekzistuese tek depo e re me një gjatësi 4000 ml, ndërtimin e depos së re pranë zonës së varrezave prej 1000 m3 dhe linjës së shpërndarjes prej 11 000 ml. Punimet përfundojnë para sezonit turistik duke zgjidhur problematikën e furnizimit me ujë të Ksamilit”, shkruan Hyseni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME