Categories Lifestyle

Mësoni Dobitë e hudhrës

Lexoni këto këshilla.

Shumica nga ju nuk e keni pëlqyer hudhrën kur keni qenë të ri. Shija e hidhur dhe jo e këndshme e saj ishte arsyeja pse ju nuk e keni dashur. Por, më vonë e keni kuptuar se hudhra është shumë e mirë për shëndetin dhe sistemin imunitar. Por, a e keni ditur që hudhra mund të përdoret për ta zhdukur dhimbjen e dhëmbit?

Qetëson dhimbjen e dhëmbit

Nganjëherë nuk keni kohë të shkoni te dentisti dhe vuani nga dhimbjet e dhëmbëve dhe shpresoni se do të kalojë. Për këtë arsye hudhra mund të jetë shpëtim. Për shkak të sasisë së lartë të cisteinës, hudhra konsiderohet si mjet anastezik. E gjitha çka ju duhet të bëni është ta vendosni në dhëmb dhe do ta parandalojë dhimbjen për pak kohë.

Pastrues i fytyrës

Nëse i preferoni produktet natyrale, hudhra mund t’ju shërbejë shumë si pastrues i fytyrës. Hudhra përmban veti të fuqishme antiseptike, antivirale dhe anti-kërpurdhore. Kjo do të thotë se hudhra lufton aknet, sëmundjet dhe alergjitë e tjera të lëkurës, transmeton rtv21.tv Ja si ta aplikoni, vendosni hudhrën direkt në lëkurë: fërkojeni fytyrën me një shtresë të hollë hudhre dhe shpërlajeni mirë pas 15 minutash.

Parandalon infeksionet në vesh

Infeksionet e veshit mund të shërohen me ndihmën e antibiotikëve, por edhe me hudhër. Ky ilaç rekomandohet për fëmijë, përderisa janë të vegjël për barnat tjera. Për ta trajtuar infeksionin e veshit në shtëpi, shtrydhni thelbin e hudhrës deri sa të krijohet vaji i hudhrës. Ngroheni pak dhe shtoni disa pika në një pipetë dhe kullojeni në vesh. Së pari duhet ta konsultoni mjekun, por thonë se kjo metodë funksionon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME