Categories Lifestyle

Sinjalet e fshehta të tradhëtisë, ja si ta parandaloni atë

Këto janë disa sinjale që mund ta tregojnë tradhtinë në një çift. Fatkeqësisht është e vërtetë që tradhëtitë ndodhin dhe gjithashtu japin disa sinjale të fshehta si këto më poshtë:

Ndryshime të papritura në pamjen e tij. “Nëse bashkëshorti juaj po përpiqet të transformohet në një tjetër burrë, kjo mund të jetë më shumë se një krizë e moshës së mesme”, paralajmëron Manet. Ai vazhdon duke thënë se ndryshimet drastike dhe të pashpjegueshme, që një burrë i bën pamjes së tij, stilit të veshjes dhe formave të trupit, janë gjithnjë shenja të pagabueshme të një tradhtie. Nëse ai vishet ndryshe për në punë, mbase është një kolege, personi që po përpiqeni të gjeni, transmeton “Living”.

Sjelljet prej fajtori. Kjo sjellje është një shenjë e sigurt se partneri juaj po fsheh diçka. Ai mund t’ju trajtojë me dashuri dhe t’ju kushtojë vëmendje, si për shembull duke ju dhënë dhurata pa asnjë arsye, duke ju komplimentuar vazhdimisht apo edhe duke ju ndihmuar në punët e shtëpisë. Nuk e shihni shpesh. Nëse ai papritur nuk është më vërdallë, ka dy mundësi: ose është vërtetë i zënë me punë, ose është i zënë me dikë tjetër. Ndërkohë që bashkëshortit tuaj mund t’i dalin shumë projekte pune, udhëtime të shpeshta, orare të tejzgjatura pune, arsyeja e kësaj mund të jetë tradhtia e tij.

Ju akuzon për tradhti. “Përse po më bën kaq shumë pyetje?” “Ç’të duhet se ku isha?” “Po shikoja ndeshjen me…” “Nëse nuk më beson telefonoi e pyete!” Nëse të gjitha këto mënyra mbrojtjeje ju duken të njohura, atëherë lidhja juaj martesore nuk po shkon dhe aq mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME