Categories Sport

Messi dhe Ronaldo: Fundi i një epoke në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kanë dominuar garën në Ligën e Kampionëve gjatë dekadës së fundit, mirëpo tani, për herë të parë në 15 vjet, asnjëri prej tyre nuk do të luajë në gjysmëfinalet e garës më prestigjioze evropiane. Sulmuesi portugez e ka fituar pesë herë trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa argjentinas e ka arritur këtë trofe katër herë. Megjithatë, tani që ata po i afrohen fundit të karrierës, duket se epoka e dominimit po merr fund, shkruan Marca.

Makina golashënuese Edhe Cristiano Ronaldo e edhe Lionel Messi kanë rekorde mbresëlënëse si golashënues në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi i Juventusit ka qenë golashënuesi më i mirë në këtë garë shtatë herë, ndërsa kapiteni i Barcelonës gjashtë herë. I vetmi lojtar që u afrohet këtyre të dyve është Gerd Muller, i cili kishte qenë golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve në katër sezone të ndryshme.

Messi dhe Ronaldo kanë qenë vendimtarë me golat e tyre edhe në finalet e Ligës së Kampionëve, kur Messi i ka dy gola, ndërsa Ronaldo katër. Në përgjithësi, ata të dy së bashku i kanë regjistruar 245 paraqitje në Ligën e Kampionëve, në të cilat më shumë paraqitje ka Ronaldo, i cili regjistron 130 gola dhe 38 asiste, ndërsa Messi i ka shënuar 115 dhe i ka asistuar 33 gola të tjera.

Një sezon për t’u harruar në Ligën e Kampionëve Përkundër që të dy morën pjesë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, as Messi e as Cristiano nuk kanë arritur ta dëshmojnë veten ashtu siç do të kishin dashur, me nga tri dhe katër gola të shënuara respektivisht.Për momentin, golashënuesi më i mirë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve është Robert Lewandowski i Bayernit, që ka kontribuar me 14 gola në tetë ndeshje.

E ardhmja e pasigurt Në moshën 35-vjeçare, Cristiano e ka kuptuar se s’e ka të lehtë ta fitojë këtë garë larg Real Madridi dhe, përkundër paraqitjeve të tij të mira, ai s’ka arritur t’i përsëritë sukseset historike që i kishte arritur me klubin spanjoll në këtë garë prestigjioze të Evropës. Ndërsa, 33-vjeçari nuk arriti t’i japë fund ecurisë prej pesë vjetësh pa titullin e Ligës së Kampionëve, të cilin Barcelona e kishte fituar gjatë kohës sa Pep Guardiola ishte ende pjesë e skuadrës.

Heronjtë e rinj Përderisa Ronaldo dhe Messi po i afrohen fundit të karrierës së tyre, lojtarë të tjerë të rinj e të talentuar janë në qendër të vëmendjes, përfshirë këtu Erling Haalandin, Kylian Mbappen, Raheem Sterlingun e Joao Felixin, që synojnë ta zëvendësojnë dyshen ikonike në botën e futbollit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME